Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Qëlloi me armë në drejt lokalit, zbardhet ngjarja e ndodhur në Shkodër – Gazeta.mk

Qëlloi me armë në drejt lokalit, zbardhet ngjarja e ndodhur në Shkodër

min lexim

Qytetari që qëlloi në drejtim të lokalit në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër mbrëmjen e djeshme është arrestuar këtë të shtunë.

Sipas policisë, pasi ka konsumuar alkool në lokal, ai është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

31-vjeçari banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi K. K. qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, drejt një lokali. Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal“, sipas policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Katër gola u shënuan në miqësoren Ramiz Sadiku – Trepça ‘89

Story i radhës

Maqedonia Veriore/ Moti gjatë ditëve të ardhshme

Të fundit nga