Që rrobat të dalin “akull” të lara, si të eleminoni papastërtitë dhe erën e keqe të lavatriçes

Një ndër zakonet që kemi trashëguar nga e shkuara është vënia e lavatriçes të dielën. Për shumë zonja dhe zonjuash e djela, që presupozohej të ishte ditë pushimi, është e vetmja ditë ku mund të merren me mirëmbajtjen e veshjeve.

Zgjedhin detergjentët e duhur, zbutësit më të shtrenjtë,seleksionojnë veshjet në bazë të materialit dhe ngjyrës, por në fund rezultati nuk është ai që prisnit. Veshjet, edhe pse të lara, vazhdojnë të mbajnë një erë uji të ndenjur.

E sigrusiht që shumë prej jush nuk i shkon në mend që ashtu siç lajmë veshjet, duhet të pastrojmë e lajmë edhe makinën larëse. Kripërat e ujit,  mbeturinat e ndryshme, kalkaret dhe mbetjet e ngurtësuara të detergjentëve janë disa prej shkaktarëve të erës së keqe që vjen nga makina larëse.

Për këtë arsye rekomandohet që të bëhet pastrimi i saj të paktën një herë në tre muaj.

Ju nevojiten uthull molle, dy kokrra limon dhe 1 lugë gjelle gëlqere e shuar.

Tretni gëlqeren në uthullën e mollës derisa të bëhet një lëng i kondensuar.

I shtoni lëng limoni dhe vendosni mënjanë përmbajtjen. Vini lavatriçen në programin me 90 gradë dhe kur të jetë mbushur me ujë i shtoni  tretësirën e mësipërme në vendin e ilaçit të rrobave.

Pas larjes nëse dëshironi bëni një larje me ujë pa shtuar gjë për të eliminuar erën e uthullës. Mbani një lavatriçe të pastër për rroba edhe më të pastra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Scholz: Kemi shans që të arrijmë një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit

Story i radhës

​Ministri Çeku pret në takim skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kyreziu

Të fundit nga