Që lufta kundër krimit të ketë sukses hetuesi duhet të jetë një fakt-mbledhës

March 20, 2022
min lexim

Duke marrë parasysh ndryshimet strukturore, në procesin e trajnimit të personelit profesional të agjencive ligjzbatuese, është e nevojshme përshtatja e materialit arsimor, veçanërisht për të ngritur nivelin e profesionalizmit në ballafaqim me luftimin e të gjitha formave të krimit është e domosdoshme që në kuadër të AKSP-së të parashihen kurikula përmes së cilave hetuesit marrin njohuri të mjaftueshme nga shkencat e kriminalistikës, krimilogjisë, të drejtës penale dhe të drejtës së procedurës penale, viktimologjia dhe shkencat tjera juridike, ekonomike dhe teknologjia informative dhe të tjera, të cilat përbëjnë bazën dhe aftësitë që janë të nevojshme për çdo hetues dhe oficer policie.

Hetuesi duhet t’i rezistojnë tundimit presionit dhe ndërhyrjeve politike për të formuar gjykime të nxituara dhe duhet të mos përdor mendjen nga të gjitha paragjykimet në marrjen e vendimeve. Perspektivat e suksesit varen kryesisht nga aftësia për të ruajtur objektivitetin në marrjen e vendimeve.

Hetuesit i kërkohet që vazhdimisht të vlerësojë situatat, ti marrë në konsideratë provat, të formulojë teori, të analizojë faktet dhe të arrijë një epilog pozitiv.

Vendimi i arritur varet nga gjykimi i hetuesit për situatën dhe aftësia për të arritur në vendim në mënyrë objektive.

Është mençuri të kujtojmë se ne të gjithë mund të gabojmë në opinionet tona, por nuk mund të lejojmë të gabojmë në faktet tona.

Nëse nuk e kuptoni një situatë, ose ndonjë aspekt të saj, mos pretendoni se e kuptoni mënyrat e zbulimit të kriminalitetit.

Nëse nuk i kuptoni faktet themelore të një situate, mbi të gjitha, është përgjegjësi e hetuesit të ofrojë shërbime me cilësi të lartë dhe profesionale. Në mënyrë të pashmangshme, një hetues gjykohet për nga profesionalizmi i tij.

Aj duhet të jetë vigjilentë ndaj dëshirës së promovimit të pozitës së tij nëpërmjet projeksionit të një imazhi. Standardet e policisë mund të gjykohen nga sjellja etike e punonjësve të saj. Vetëm një veprim i pamenduar mund të shkatërrojë imazhin e policisë dhe të minojë besimin e publikut në reputacionin e saj.

Prandaj zbulimi dhe hetimi i plotë dhe cilësor i krimeve është i mundur vetëm me bashkëpunimin gjithëpërfshirës dhe aktiv të të gjitha departamenteve dhe shërbimeve të agjencive ligjzbatuese.

Gjatë zbatimit të veprimtarisë së specifikuar, duhet të sigurohet respektimi i të drejtave dhe interesave të ligjshme të qytetarit.

Nëse ndonjë hetues (profesionist) mund t’i inkorporojë të gjitha këto cilësi dhe atribute, atëherë për mendimin tim ai do të jetë në rrugën e duhur për të qenë një hetues i mirë.

Autori është njohës i Kriminalistikës dhe krimit të organizuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia e pandalshme, lëshon raketa hipersonike në Ukrainë

Story i radhës

Disa foto nga vija e frontit në rajonin e Kievit

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë