Rusia e pandalshme, lëshon raketa hipersonike në Ukrainë

Autoritetet ruse u shprehen se kishin nisur një tjetër sulm me raketa hipersonike në Ukrainë për të dytën ditë radhazi.

Arma e njohur si Kinzhal, që do të thotë kamë  goditi një depo karburanti ukrainas pranë portit të Mykolaiv në Detin e Zi, tha një zyrtar i ministrisë ruse të mbrojtjes.

Është dita e dytë me radhë që Rusia thotë se ka përdorur raketën, e cila është e aftë të godasë objektivat 1250 milje larg me një shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Ushtria ruse tha se raketa e saj e fundit hipersonike goditi një depo karburanti ukrainas në Kostiantynivka.

Një ditë më parë, ushtria ruse tha se një raketë hipersonike u përdor për herë të parë në luftime për të shkatërruar një depo municioni në malet Karpate në Ukrainën perëndimore.

Sipas Rusisë, sulmi i depove të karburantit përfshiu edhe raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga luftanijet ruse nga Deti Kaspik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ta kuptoni sipas gjuhës së trupit se po ju gënjen dikush?

Story i radhës

Që lufta kundër krimit të ketë sukses hetuesi duhet të jetë një fakt-mbledhës

Të fundit nga