Putinit i ka ikur treni në epokën e globalizmit!

March 17, 2022
min lexim

Çështjet globale, me ndikim në jetën e gjithë planetit. Çështjet globale janë (problem, rrezik) në vete që ndikojnë negativisht në komunitetin dhe mjedisin global, me pasoja të përmasave katastrofike, në mjedise jetësore, duke krijuar kriza të natyrës politike, shëndetësore, ekonomike. Zgjidhjet për çështjet globale në përgjithësi kërkojnë bashkëpunim të ngushtë ndërmjet kombeve.

Në librin për çështjr globale Issues, Hite dhe Seitz theksojnë se çështjet globale janë për nga cilësia të ndryshme nga çështjet kombëtare dhe se të parat lindin nga ndërvarësitë ndërkombëtare e cila është në rritje e sipër, gjë që i bën vetë çështjet e ndërvarura. Spekulohet rreth çështjeve globale, megjithatë, bota po përballët me katastrofa globale, që pasojat do të jenë të paparapara për njerëzimin.

Tani rasti më flagrant është konflikti në mes të ukrainës dhe rusisë, e cila ka ngjallur reagime të ashëpëra nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar .

Tani Putinit i ka ikur treni, nuk po e kupton kohën e globalizmit, tani bota është e ndërvarur si në aspektin politik dhe në ate ekonimik, nuk jetohet në izolim me botën. Në globalizëm pasojat janë të ndërlidhura andaj, duhet kuptuar sot se çdo ditë e më tepër se çështja e kufijëve e kanë humbur kuptimin.

Rusisë i mungon kapaciteti intelektual, kanë ngelur në kohën e mesjetës. Bota po ec përpara dhe ndërvarësia ekonomike mes shteteve është çdo dië e më tepër në rrirje e sipër. Është koha e epokës së informacionit dhe teknologjisë informative.

Sipas Tim Riley, globalizimi përqendrohet rreth zvogëlimit të rregulloreve të tregtisë ndërkombëtare, si dhe tarifave, taksave dhe pengesave të tjera që shtypin tregtinë globale, globalizimi ekonomik është procesi i rritjes së integrimit ekonomik midis vendeve, duke çuar në shfaqjen e një tregu global ose një treg të vetëm botëror.

Jeta në globalizëm është e ndërthurur si në politikë, ekonomi, aktorë globalë, organizatat qeveritare ndërkombëtare dhe sfidat qe sjell globalizimi ekonomik si rreziqet për shëndetin, keqtrajtimi, fluturimi i kapitalit, pabarazia, pasiguria e burimeve, përparësitë konkurruese, paraja fiskale.

Nuk jetohet i vetëm, bota është e madhe andaj, duhet menduar edhe për nesër sepse kombet në marrëdhënie ndërkombëtare janë të ndërvarura, njëri me tjetërin, krizat, konfliktet dhe luftrat nuk prodhojn paqe, por destabilitet dhe shkatërrim të njërzimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia akuzohet për bombardimin e qendrës kulturore pranë Kharkiv

Story i radhës

Edhe sot do të ketë korrigjim të çmimit të derivateve të naftës

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë