Rusia akuzohet për bombardimin e qendrës kulturore pranë Kharkiv

Kryetari i qytetit lindor të Merefës ka akuzuar trupat ruse se kanë bombarduar një zonë banimi në qytet, duke shkatërruar një shkollë, qendër kulturore dhe disa prona private, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Veniamin Sitov tha për mediat lokale se sulmi ndodhi rreth orës 03:30 me orën lokale (01:30 GMT) dhe tha se nuk kishte viktima civile, por pretendoi se disa ushtarë ishin vrarë.

“Qendra e shtëpisë së kulturës është goditur, nuk ka mbetur asgjë prej saj”, tha Sitov. “Kishte njerëz në të. Falë Zotit nuk ka viktima në mesin e civilëve, ka në mesin e ushtarakëve. Civilët arritën t’i shpëtojnë shkatërrimit, ushtarakët u dërguan në spital. Zjarri në shkollë vazhdon të shuhet.” ai shtoi.

Merefa ndodhet jashtë qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv, i cili është përballur pothuajse çdo ditë me bombardime nga forcat ruse që nga fillimi i konfliktit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Julia Fox flet për sjelljet agresive të Kanye-t

Story i radhës

Putinit i ka ikur treni në epokën e globalizmit!

Të fundit nga