Julia Fox flet për sjelljet agresive të Kanye-t

Pas dramave të fundit të trekëndëshit Kanye-Kim-Pete, ish-“frymëzimi” i reperit, Julia Fox thotë se Kanye West nuk do të vriste as një mizë pavarësisht nga veprimet e tij të fundit që duket se tregojnë të kundërtën.

“TMZ” ka pyetur aktoren për situatën e krijuar, ndërkohë që ajo sjelljen e ish-të dashurit të saj në internet ia atribuoi artit të tij.

Jo, jo, jo, jo, Kanye është i padëmshëm. Thjesht mendoj se kjo është shprehja e tij krijuese artistike”, tha ajo për median. “E di që është agresiv, por mendoj se nëse do ta kishte seriozisht, nuk mendoj se Kanye do të lëndonte dot një mizë”.

Qëndrimi i Fox erdhi disa orë pasi Ye u pezullua nga Instagram-i për bullizëm ndaj Trevor Noah, Pete Davidson dhe D.L. Hughley.

Mirëpo, edhe pse Fox, komentoi veprimet e tij deri si “mënyra e shprehjes së tij krijuese”, ajo pranoi se nuk ishte me të vërtetë e sigurt nëse West po rrezikon apo po dëmton veten me këto sjellje.

Bashkëprezantuesja e podcast-it “Frutat e ndaluara”, e cila u takua me reperin në fillim të këtij viti, tha gjithashtu se ajo nuk ka folur me West gjatë dramës së vazhdueshme.

Ye filloi mëngjesin e së mërkurës me një breshëri sulmesh kundër Davidson, duke pretenduar se ishte i shqetësuar se ylli i “Saturday Night Live” do t’i bënte Kim Kardashian dhe katër fëmijët të varur nga droga.

Image

Kanye West, Julia Fox

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Para udhëtimit në Beograd, tifozët skocezë gabojnë rrugën dhe hynë edhe në Kosovë

Story i radhës

Rusia akuzohet për bombardimin e qendrës kulturore pranë Kharkiv

Të fundit nga