Putin thotë se nuk ekziston më, çfarë është marrëveshja e Minskut?

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se marrëveshja e Minskut u ndërpre shumë kohë më parë. Sipas tij kjo marrëveshje, nuk ekziston më.

Por çfarë përmban kjo marrëveshje?

Marrëveshja e Minskut midis Ukrainës dhe Rusisë përvijoi një plan se si t’i jepet fund konfliktit midis forcave separatiste ukrainase dhe të mbështetura nga Rusia në Donbas. Ky është rajoni ku ndodhen këto republika të vetëshpallura, të cilat Putini i ka njohur tani si “të pavarura”.

Ajo marrëveshje përcaktonte hapat e projektuar për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës dhe për të zgjidhur statusin e zonave të shkëputura.

Ka shumë pjesë të marrëveshjes, e cila u ra dakord në vitin 2014 në kryeqytetin bjellorus, Minsk, pas bisedimeve të gjata midis Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.

Disa nga më të rëndësishmet ishin:

Kontrolli i plotë i qeverisë ukrainase do të rikthehet mbi kufirin shtetëror, në të gjithë zonën e konfliktit

Tërheqja e të gjitha grupeve të huaja të armatosura, armëve dhe mercenarëve nga territori ukrainas

Tërheqja e të gjitha armëve të rënda nga të dyja palët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ai u hodh nga shtrati…”/ Burri rrëfen momentin tronditës kur e zuri gruan duke e tradhtuar

Story i radhës

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet AZGј-së dhe Muzeut Historik Kombëtar

Të fundit nga