Putin i hyri valles, por si do të vallëzojë tash ­?

January 26, 2022
min lexim

Epitetet që e përshkruajnë Putinin si person dhe president janë të shumta. E quajnë ujk sepse e zgjedh momentin që të sulmoi, kurse i përdorë metodat e ledhprës, ngase rrjedh nga KGB ruse.

Perëndimi nuk është se nuk e dinte që po i grumbullonte trupat në kufi me Ukrainën, po nuk e merrte seriozisht.

Putin me vite është përgaditur për një rast të tillë. Ai duke shfrytëzuar ngritjen e çmimeve të gazit, rezervat shtetërore i ka shndërruar në ari.

Largimin e SHBA nga Afganistani Putini e llogaritë si dobësim tash për tash të të vetmes fuqi botërore. Të këtij mendimi janë edhe kinezët, që janë duke u ngritur në rival.

 Putini EU dhe evropianët asnjëherë nuk i ka marr seriozisht sepse i njeh që ata anjëherë nuk flasin me një gjuhë, dhe kërcënimet e tyre i gjasojnë një luani prej letre.

Shtrohet pyetja :  e ka dashur Putini këtë teatër botëror që të lozë me të gjithë, ka plane serioze që ta pushtoi Ukrainën, apo do të filloi ta deeskaloi situatën duke u treguar të gjithëve se si i vuri në lojë botën mbarë, duke e mbajtur nën ethe.

Tallja më e madhe ishte kur filloi të parashtroi kushte dhe ta diktoi situatën. Së pari bisedimet i filloi me SHBA, duke i injoruar evropianët, kurse filloi të parashtroi kushte të parealizueshme : moszgjerimin e Natos në lindje, largimin nga Nato tashmë të shteteve që janë anëtare të saj siç ishin Polonia dhe shtetet Baltike, pastaj shkoi edhe më larg dhe kërkoi largimin edhe të Bullgarisë dhe Rumanisë.

Nëse Putin ka menduar që ta testoi perëndimin se deri ku mund të shkoi ia ka arritur qëllimit, sepse që të gjithë kanë refuzuar që ushtarakisht ta ndihmojnë Ukrainën.

 Me këtë pavendosshmëri të perëndimit, Putin e din se ai është i vetmi që mund vetë ta marr vendimin : ta sulmoi dhe uzurpoi Ukrainën, apo jo.

Nëse nuk e ka qëllim aneksimin, do të zmbrapset vetëm me të vetmin qëllim, duke llogaritur se sanksionet do ta hudhin në gjunjë ekonomikisht Rusinë.

Nëse i kthehet gjendjes së më parshme (para grumbullimit të trupave) do ta ketë vështirë që ta lozë rolin e përqarësit dhe përpjekjeve të minimit të demokracive të brishta duke përfshirë edhe Ballkanin, sepse me veprimet e tij, perëndimin e ka vënë në lëvizje.

Ushtarakisht në lëvizje i ka vënë edhe shtetet skandinave duke përfshirë edhe Suedinë, kurse politikisht EU – së ia ka shkundur pluhurin që të përgaditet për raste të tilla.

Serbia duke pritur Sveti Savën

Serbia në këtë rast është duke vëzhguar dhe do të pres, se si do të përfundoi i tërë ky lëmsh që është krijuar.

Po ta pushtoi Rusia Ukrainën Serbia do të trimërohet, nëse nuk ka guxim që të hyj në veriun e Kosovës, do të përpiqet që në Bosnje t´i arrij qëllimet për ndarje.

Me kërcënimet që këto ditë po i bëjnë zyrtarët serb ndaj Kosovës, dëshmojnë që për qëllim kanë ta mbajnë gjendjen të tensionuar derisa të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet.

Nëse Rusia zmbrapset atëherë Serbia do ta ndërroi qimen, duke e lozur rolin e viktimës, duke u treguar paqësore dhe e gatshme që me Kosovën t`i vazhdoi bisedimet.

Kosova pas 20 vjet të humbura (derisa komandantët u bënë milionera) me të gjitha forcat duhet të punoi që të forcohet si në aspektin ekonomik, ushtarak dhe juridik.

 Po e arriti këtë nivel do të jetë në gjendje që me ndihmën e SHBA vetë ta përcaktoi të ardhmen e saj, pa u varur tërësisht nga mëshira e EU, kurse Serbia do t´i ulte veshët, kurse për kërcënime as mendja nuk do t´i shkonte.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple i afrohet vlerës së 3 trilionë dollarëve

Story i radhës

Holanda hap restorantet, teatrot dhe muzetë pavarësisht shtimit të rasteve

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë
ShkoLartë