Apple i afrohet vlerës së 3 trilionë dollarëve

Apple është pranë vlerës së 3 trilionë dollarëve, një objektiv i cili do ta bënte po aq të madh sa ekonomia e 5-të më e madhe në botë që është Gjermania.

Aksionet e Apple kapën vlera rekord 174 dollarësh dhe gjatë 2020-ës aksionet janë rritur me 30% krahas rritjes prej 80% të 2020-ës.

Edhe rivalët e klubit trilionë dollarësh si Microsoft, Amazon, Alphabet dhe Tesla janë rritur me 10 deri në 70%.

Për herë të parë Apple kapi vlerën 1 trilionë dollarë në 2018-ën dhe pas dy vitesh e dyfishoi atë. Gjiganti i iPhone humbi vendin e parë si kompania më me vlerë në botë tek Microsoft në fillim të këtij viti.

Aktualisht Microsoft është 500 miliardë dollarë larg vlerës së 3 trilionë dollarëve. Apple u bë biznesi më me vlerë në botë falë produkteve që kanë mbërthyer konsumatorët.

Tani me luhatjet që po kalojnë tregjet dhe nivelet e larta të interesit, investitorët e shohin e kompaninë si parajsë të sigurte për paratë e tyre për shkak të rritjes së qëndrueshme.

Që prej 1990-ës aksioent e Apple janë rritur me 22,000%. /CIO Albanian

Story i mëparshëm

Panovski: Po të ishte omicron vd ekjeprurës si lloji delta, do të kishim deri 70 viktima në ditë

Story i radhës

Putin i hyri valles, por si do të vallëzojë tash ­?

Të fundit nga