Misioni i ardhshëm i Task Force 141 është zbuluar në trailerin e parë të Call of Duty: Modern Warfare 2. Zhvilluesi i lojës Infinity Ward publikoi trailerin ditën e Mërkure së bashku me disa informacione rreth serisë pasardhëse të Modern Warfare.
Loja më e fundit Call of Duty do të debutojë më 28 Tetor. Fushata e lojës do të ndjekë Task Force 141 me anëtarë të lojës së kaluar si Price, Soap, Gaz dhe Ghost të cilët përpiqen të parandalojnë një kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara.
Sigurisht Modern Warfare 2 do të përfshijë edhe markën me shumë lojtarë të Call of Duty dhe një llojshmëri hartash dhe modalitetesh.
Infinity Ward tha se do të lançonte edhe një seri të ardhshme të Call of Duty Warzone “battle royale” drejt fundit të vitit pas debutimit të Modern Warfare 2.
Kjo e fundit do të rikthehet në Steam ku lojtarët mund ta blejnë dhe luajnë lojën në momentin e debutimit. Është loja e parë ndërtuar me një motor të ri. Modern Warfare 2 do të jetë e disponueshme për PlayStation 4, PlayStation 5, Xbox One dhe Xbox Series X. /GameWorld Albanian