Edhe ky vend nis të zbatojë planin me 4 ditë pune në javë

Mijëra punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të punojnë 4 ditë në javë nga e hëna, pa asnjë ulje të pagës së tyre, në provën më të madhe të këtij lloji.

Plani pilot, që do të zgjasë për gjashtë muaj, përfshin 3,300 punëtorë në 70 kompani, duke filluar nga ofruesit e shërbimeve financiare deri tek një restorant peshku.

Gjatë programit, punëtorët marrin 100% të pagës së tyre për të punuar vetëm 4 ditë në javë, në këmbim që të ruajnë 100% të produktivitetit të tyre.

Sienna O’Rourke, menaxhere e markës Pressure Drop Brewing, një fabrikë birre e pavarur në Londër, tha për CNN Business se qëllimi më i madh i kompanisë ishte të përmirësonte shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve të saj.

“Pandemia na ka bërë të mendojmë shumë për punën dhe mënyrën se si njerëzit e organizojnë jetën e tyre”, tha ajo. “Ne po e bëjmë këtë për të përmirësuar jetën e stafit tonë dhe për të qenë pjesë e një ndryshimi progresiv në botë.”

Thirrjet për të shkurtuar javën e punës janë mbështetur nga disa vende vitet e fundit. Provat e mbështetura nga qeveria do të zhvillohen në Spanjë dhe Skoci këtë vit, tha në një njoftim për shtyp “4 Day Week Campaign”.

Studiuesit do të matin ndikimin që modeli i ri i punës do të ketë në nivelet e produktivitetit, barazinë gjinore, mjedisin si dhe mirëqenien e punëtorëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E dashura e Kanye West mohon lajmet e ndarjes: Kini respekt, është ditëlindja e tij

Story i radhës

Publikohet traileri i parë i Call of Duty: Modern Warfare 2

Të fundit nga