tiktok mbyllet per nje vit ne shqiperi the guardian jehone vendimit te qeverise rama fajeson rrjetet sociale per nxitjen e dhunes 6767d4e0c10d1

“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri! “The Guardian”, jehonë vendimit të qeverisë: Rama fajëson rrjetet sociale për nxitjen e dhunës

December 22, 2024
1 minut lexim

“The Guardian” përmes një artikulli, raporton kërkesën e qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit platformën e rrjetit social “TikTok”.

Sipas prestigjiozes britanike, ky vendim vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit muajin e kaluar, që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët.

Për kryeministrin, kjo është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimeve me grupet e prindërve dhe mësuesit nga i gjithë vendi. “Për një vit, do ta mbyllim për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama.

TikTok, i kërkuar të komentojë të shtunën, kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të goditur me thikë. Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë se autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe në fakt, raportet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident që po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

Rama ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës, vijon The Guardian.

Po ashtu, ka pasur shqetësime në rritje nga prindërit pas raportimeve të fëmijëve që marrin thika dhe sende të tjera në shkollë për t’i përdorur në grindje ose raste ngacmimi të nxitura nga historitë që ata shohin në TikTok.

Po ashtu, britanikja përmend edhe zërat kundër këtij vendimi. “Vendimi diktatorial për të mbyllur platformën e mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë”, citon The Guardian deputeten Ina Zhupa.

Ndërkohë, disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët. Në një nga rregulloret më të ashpra në botë që synon teknologjinë e madhe, Australia miratoi në nëntor një ndalim të plotë të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

driloni dhe sara flasin per familjen dhe te ardhmen 6767cb4603712
Story i mëparshëm

Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen

mehmet shehu rreth ores 2200 pa majtas e djathtas me pas u fut brenda dhe kyci deren deshmia e ish komandantit 6767de7ce0803
Story i radhës

“Mehmet Shehu, rreth orës 22:00 pa majtas e djathtas, më pas u fut brenda dhe kyçi derën”- Dëshmia e ish-komandantit

Të fundit nga

ShkoLartë