Sot zv. Ministri i Transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi mori pjesë në prezantimin e listës preliminare për shpërndarjen e banesave sociale në qytetin e Gostivarit në bazë të thirrjës publike që u shpall nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.
Komisioni i ngritur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, kishte konstatuar se nga 190 aplikime, 74 prej tyre i plotësojnë kushtet.
Zëvendës ministri I transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi u shpreh se gjitha personat që nuk do të gjenden në listë përfundimtare kanë të drejtë për ankesë.
“Të gjithë personat që nuk do të gjenden në listë pas marrjes së vendimit kanë të drejtë ankese për vendimin nga ana e komisionit. Procedura nga ana e komisionit për vërtetimin e dokumentacionit është bërë në mënyrë shumë profesionale dhe transparente, kështu që vërtetohet edhe sot se në mënyrë shumë të qartë u zbulua edhe lista preliminare e kandidatëve”, u shpreh Bekim Rexhepi, zv. Ministër i Transportit.” – theksoi zëvendës ministri Bekim Rexhepi.
Gjithashtu mes tjerash zëvendës ministri Rexhepi deklaroi se e gjitha procedura e shqyrtimit të dokumentacionit është kryer në menyrë transparente.
“Aplikimi është bërë në përputhje me shpalljen të cilën Ministria e Transportit në bashkëpunim me Qendrën Sociale në Gostivar e shpalli para një muaji, dhe në bazë të të gjithë dokumentacioneve që janë dorëzuar në Qendrën Sociale, janë dorëzuar pastaj në shqyrtim në Komisionin e formuar në Ministrinë e Transportit dhe janë shqyrtuar në mënyrë transparente dhe të detajuar.Ditët në vijim fillon faza e mbykëqyrjes të gjendjes faktike në terren për të parë sesa përputhet dokumentacioni i aplikantëve me gjendjen ku ata jetojnë”- u shpreh zëvendës ministri Bekim Rexhepi.
Personat që kanë aplikuar mund të shohin nëse janë në listë në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve por edhe pranë Qendrës për Punë dhe Politikëm Sociale në Gostivar.
Ndryshe, aplikimi për 70 banesat sociale në Gostivar zgjati një muaj, gjegjësisht nga muaj mars deri në prill të këtij viti.
Lista preliminare do të publikohet në uebfaqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Publikohet lista preliminare për banesat sociale
Të fundit nga

Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja
Parashqevi Simaku, ka rrëfyer së fundmi detaje për periudhën e jetës së saj kur jetonte në rrugët e New York-ut, si e pastrehë dhe larg dritave të skenës. Në një intervistë për

Prokuroria dhe Policia koordinohen për punë më efikase në rajonin e Prizrenit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, të enjten ka organizuar takim me Policinë rajonale të Prizrenit, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe rritjes së efikasitetit në veprimet e përbashkëta

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar më 28

Gemini tani mund të shikojë videot në Google Drive për ju
Veçoritë më të fundit të Google Drive mund t’u japin përdoruesve të Workspace më shumë informacion rreth videove që kanë ruajtur, raporton The Verge. Një veçori e Gemini AI që përmbledh dokumente

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm
Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues