publikohet fotoja e pare e reperit diddy nga burgu 69089d716da4e

Publikohet fotoja e parë e reperit Diddy nga burgu

November 3, 2025
1 minut lexim

Fotoja e parë e reperit dhe biznesmenit Sean “Diddy” Combs pas dënimit të tij është publikuar, duke tërhequr vëmendjen e mediave amerikane.

55-vjeçari u fotografua më 31 tetor në oborrin e burgut Federal Correctional Institution, Fort Dix në New Jersey, ku po vuan dënimin për krime seksuale.

Në imazhin e shpërndarë nga TMZ, Diddy shihet me xhaketë blu të errët dhe mjekër të bardhë, me një shprehje serioze në fytyrë. Ai ndan hapësirën me të burgosur të tjerë dhe ndjek regjimin standard të burgut.

Image

Diddy

Reperi u dënua muajin e kaluar për dy akuza për transport për prostitucion, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual. Rasti i tij ka shkaktuar debat të madh në SHBA, ku figura e Diddy-t mbetet ndër më kontradiktoret në botën e muzikës dhe biznesit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hyseni grate dhe vajzat do ti kemi ne fokus edhe ne te ardhmen 69089c4f2d50e
Lajmi i mëparshëm

Hyseni: Gratë dhe vajzat, do t’i kemi në fokus edhe në të ardhmen

ibrahimi u pensionua nje klase politike qe oferte e kishte propaganden 6908ae15b6d97
Lajmi i radhës

Ibrahimi: U pensionua një klasë politike që ofertë e kishte propagandën

Të fundit nga

ShkoLartë