Paris Saint-Germaini e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Maurichio Pochettinon.
Kjo pasi gjiganti parisien po mundohet ta angazhojë trajnerin Zinedine Zidane, me të cilin është në negociata të avancuara.
Por, parisienëve do t’ju kushtojë shtrenjtë ndarja me trajnerin argjentinas.
Mediumi francez “L’Equipe” shkruan se largimi i ish-trajnerit të Tottenhamit do t’i kushtonte klubit të Al-Khelaifit plot 15 milionë euro.
Edhe pse Pochettinos i është dhënë lajmi për shkarkimin e tij, i cili nuk është bërë ende zyrtar, do të pritet të definohet situata me Zinedine Zidane, i cili në orët e fundit duket të jetë më larg “Parkut të Princave” pasi thuhet se po pret të bëhet selektor i Kombëtares së Francës.
PSG-ja po e kërkon një trajner me të cilin mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.