“Basti i fundit”- Vinin skedina me celular, arrestohet pronari i një lokali në Tiranë!

Një 44-vjeçar me iniciale D.D. është arrestuar nga policia pasi kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e lojërave të fatit përmes basteve sportive.

Gjatë operacionit blutë kanë bërë sekuestrimin e një aparati celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Tashmë policia njofton se materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë shtetasi që e ushtronte këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet basteve sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi: -D. D., 44 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive, në një lokal, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PSG-së do t’i kushtojë shtrenjtë shkarkimi i Pochettinos

Story i radhës

Masin forcat me një kundërshtar luksi para Champions-it

Të fundit nga