Pse Z. Mekuli jashtë diplomacisë së Kosovës?!

April 24, 2022
min lexim

Sepse  vlerat nuk çmohen nga regjimet e deritashme në Kosovë (2008-2022).-Duhet të kesh ndonjë mik të njohshëm me ndikim të madh në “merimangën” e qeveritarëve të Kosovës, që të zësh ndonjë pozitë të rëndësishme në pushtet. Ndryshe, matematikat e tjera, nuk vlejnë, nëse, edhe “100 herë”  të meritoje, se ke për t’u  bërë qoftë ministër, qoftë ambasador etj. Këtë përgjedhje negative të kuadorve, tanimë, qe  14 vjet e kanë dëshmuar shembujt praktikë të aparatit diplomatic dhe konsullor të Kosovës.

-Sigurisht se ka edhe raste të tjera, por, unë, kësaj here  po e përmend vetëm rastin e Mr.Gëzim Mekulit, i cili, qëmoti e ka  merituar të jetë Ambasador (jo vetëm në Norvegji, ku më se dy dekada është duke jetuar dhe vepruar si intelektual dhe patriot i devtoshëm shqiptar), por në cilindo shtet të botës,  që është anëtar i OKB-së.

Kush është Mr. Gëzim Mekuli ? –Një djalosh me edukatë dhe me ndërgjegje të lartë kombëtare shqiptare, dhe, një atdhedashës, i lozës me traditë kombëtare dhe patriotike të Esad Mekulit dhe të Hasan Mekulit,  i zoti profesionalisht (ka mbaruar kolegjin dhe ka magjistruar në Osllo të Norvegjisë, ka botuar disa libra nga fusha  politike, diplomatike dhe nga ajo e mediave. Për këtë mjafton të shfletohet webfaqja e tij www.mekluipress.com, e hapur në shërbim të lirisë dhe të pavarësimit të Kosovës).

Mr.Gëzim Mekuli e meriton të jetë ambasador në cilindo shtet të OKB-së !

Mirëpo, kur  do të vijë ajo kohë, që edhe në Kosovë të çmohen vlerat dhe jo antivlerat? – Sepse gjthmonë nuk shkon  “kugulli mbi ujë, ti mua e unë ty”, nuk bëhet diplomacia e as politika e një shteti vetëm mbi baza nepotiste, duke eliminuar kuadrot e mirëfillta dhe të merituara. Nuk veprohet ashtu, sepse shteti është më shumë sesa parti,  mbi çdo parti, aty kanë të drejtë punësohen të gjithë shtetasit e Kosovës, jo vetëm fëmijët, nipat, mbesat, dajat, miqtë e “buxhovanave” sipas mëhallave dhe partive të ndryshme.

Që nga pavarësimi i Kosovës (17 shkurt 2008) e deri më sot (25 prill 2022), përzgjedhja dhe dekretimi i ambasadorëve të Kosovës, kryesisht është bërë mbi baza nepotiste (të shumëtën sipas çelësit partiak, mëhallor dhe të grupeve të ndryshme të interesit).

Kjo është një nga arsyet pse Kosova ka ngelur jashtë Organizatës së Kombeve të Bashksuara, si dhe, pse 18 shtete që kanë njohur Kosovën kanë tërhequr njohjet e tyre ndërkombëtare (2008-2022), ngaqë me “ambsadorë me kontratë” diplomacia dhe politika e jashtme e Kosovës nuk mund t’i përmbushë detyrat dhe objektivat e saj prioritare strategjike në  dimensionet e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithashtu, shpërfillja dhe mungesa e zgjedhjes së ambasadorëve të karrierës ka ndikuar dhe, ende po ndikon në krijimin e problemeve dhe të aferave diplomatike të ambasadorëve në disa shtete të OKB-së.

Pa ambasadorë të karrrierës, që e meritojnë dhe, që i plotësojnë të gjitha kushtet e parashikuara me ligjin e caktuar të qeverisë së Kosovës, diploamcia dhe politika e jashtme e Kosovës, do të stagnojë sikurse këtu e 14 vjet më parë (2008-2022).

Së fundi, ata, që janë të prirur në mosjohjen e meritave të tjerëve, nuk e meritojnë të jenë as në krye të ndonjë partie e as në ballë të shtetit, sepse drejtazi dhe zhdrejtazi dëmtojnë interesat vitale të shtetit dhe të popullit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjedhjet në Francë, sondazhet parashikojnë fitoren e Macron

Story i radhës

LSDM: Mickoski shpërndan të pavërteta

Të fundit nga

ShkoLartë