dimal basha i drejtohet agim aliut ty duhet nburg tperjetshem me tcu 676c97d11024b

Dimal Basha i drejtohet Agim Aliut: Ty duhet n’burg t’përjetshëm me t’çu

December 26, 2024
1 minut lexim

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, sulmoi kryetarin e Ferizajt, Agim Aliut në një postim rreth ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike në këtë qytet.

Sipas tij, arsyeja që qyteti ka probleme me energji elektrike është “për shkak të ngarkesave të tepërta të rrjetit”. Pas kësaj Basha hodhi akuza të rënda ndaj Aliut pasi ky i fundit shprehu shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në këtë qytet.

“Ka dhënë leje kriminale për qindra ndërtesa gjithandej qytetit, pa planifiku ASNJËHERË nëse ka rrymë mjaftueshëm për këto ndërtesa, pa planifiku a ka shkolla mjaftueshëm, a ka çerdhe mjaftueshëm, a ka ujë mjaftueshëm, a ka hapësira të gjelbërta mjaftueshëm… e tash del kinse po ankohet! Këto ndërtime kriminale as hapësirë për shporta t’bërllokut nuk kanë lënë, nëpër rrugë e trotuare kanë mbet, dhe krejt si pasojë e lejeve kriminale që ti i ke leju!

Qyteti se plotëson ASNJË kusht të vetëm për jetë normale si pasojë mungesës së planifikimit dhe betonit kriminal që ti e ke leju!

Ty duhet n’BURG t’përjetshëm me t’çu për krimin që ia ke shkaktu këtij qyteti, dhe je njeri i fundit që kërkon përgjegjësi prej dikujt!”, shkroi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ismail qemali dhe fan noli diplomate te zote ilir ikonomi kane qene fat per shqiperine 676c8e6ddbd13
Story i mëparshëm

“Ismail Qemali dhe Fan Noli, diplomatë të zotë”, Ilir Ikonomi: Kanë qenë fat për Shqipërinë!

gashi merr pjese ne premieren e shfaqjes anglia 676c9aa12ccf0
Story i radhës

Gashi merr pjesë në premierën e shfaqjes “Anglia”

Të fundit nga

ShkoLartë