Sa ishte e suksesshme politika e jashtme e Kosovës në pika të shkurtra?
Në Bruksel, Madrid, BE dhe NATO dhe me fqinjët tanë? Nga secila politikë, edhe politika e jashtme maten së sa ato kanë qenë produktive dhe të suksesshme. Nuk mund të jemi të kënaqur sidomos më politikat e jashtme që nga viti 2008 kur i kishim kompetencat, së e kishim shpallur pavarësinë e shtet.
Kosova në vitet e para ka realizuar me sukses synimet lidhur më pranimin e më së 100 shteteve dhe nga ato më kualitativet, të cilat edhe kanë qenë sponzorizuese të lirisë dhe pavarësisë nga Serbia. Dhe, po thuaj së për shumë vite këtu u ndalëm më të drejtë apo pa të drejtë. Më shumë vjen në shprehje kjo e para, se nuk patëm përfaqësim të denjë nëpër ambasadat, të cilat edhe i hapëm nëpër botë. Nuk u realizuan synimet tona për t’u inkuadruar në shumë organizma ndërkombëtar, vetëm në disa. Nuk patëm as liberalizim të vizave më fajin e drejtuesve tanë të shtetit të cilët, nuk u angazhuan sa duhet.
Kosova ende ka mbetur vendi më izoluar jo edhe pa fajin e Bashkësisë Ndërkombëtare. Kjo tregon për mënyrën e zgjedhur të dobët të te udhëhequrit me politikat e jashtme dhe dështimet e tyre. I lëshuam për një kohë të gjatë terren Serbisë për të lobuar. Ky lobim rezultojë më 17 çnjohje, që është e pafalshme për Kosovën. Kjo status quo erdhi për mos gjetjen edhe te një konsensusi nacional.
Nuk patëm kreativitet por pasivitet në formulimin dhe arritjen e qëllimeve të jemi më afër BE-së. Bllokadat nuk hiqen vetvetiu, por më vendosmëri të madhe, dhe më njerëz të zot në diplomacinë e jashtme , të cilët ende nuk i kemi edhe pse janë bërë disa ndryshime kadrovike. Duhet nxituar për të zënë hapin e humbur, duke lobuar së pari, që pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin. Të qahen bllokadat për tu afruar më shumë strukturës të BE-së dhe të NATO-së, kur dihet se flakët e luftës në Ukrainë mund të shpërthejnë edhe në Ballkan.
Ne, kemi një shtet fqinj shumë armik siç është Serbia, e cila nuk i ka hequr apetitet pushtuese, edhe pse e humbi luftën në vitin 1999. Me gardën e vjetër politike perspektiva e Kosovës shumë u mbyll.
Tani kanë filluar hapa të ri më shpresë dhënës. Politika jonë e jashtme duhet të aktivizohet për t’i ruajtur interesat shtetërore dhe nacionale të luhatura. Nuk bënë më që rastet të lëshohen lehtë. Pa politika të forta e largpamëse a të jashtme, nuk mund të kemi zhvillime serioze për ta ndryshuar pozicionin e deritashëm të ngurtë të Kosovës. Synimet strategjike profesionale të vendit arrihen më kuadro të përgjegjshme dhe kuadro, të cilat kanë njohuri të duhur në fushën e diplomacisë të jashtme. Me megaloman dhe më njerëz të paditur e interesgjinjë të politikës, nuk arritëm të kemi kreativitet për të kaluar shumë larg kufirin…!