pse po protestohet ne kosove 61f55aa9c9ddc

Pse po protestohet në Kosovë?

January 29, 2022
1 minut lexim

Protestat e sotit, janë kërkesa të njëmendëta apo thjesht një protagonizëm për vetëafirmim politik?

Shtatë arsye, kur protestat janë të shëndetshme për demokracinë;

1. Kur krijojnë mobilizim konstant dhe vigjilent për demokracinë, në kuptimin e “trajnimit” të ndërgjegjes publike qytetare;

2. Kur janë paqësore, dhe jo të dhunshme (sepse, përdorimi i dhunës me automatizëm kthehet bumerang);

3. Kur stimulojnë pjesëmarrjen aktive qytetare për padrejtësitë publike, e jo promovimin e inateve ideologjike;

4. Kur vigjilojnë vemendjen publike, e jo interesin klanor e grupor qoftë të fraksioneve apo faksioneve të ndryshme të formacioneve politike;

5. Kur, “kujdestarojnë” vetëkënaqësinë eventuale qeveritare duke argumentuar mangësitë e qeverisjes dhe defektet e vendimarrjeve:

6. Kur nuk kërkojnë protagonizëm medial dhe politik, vetëm shkaku i afirrmimit të ca protagonistëve të zhgënjyer me “partituren”paraprake partiake;

7. Kur nuk e kanë synim dhe rekomandim kontestimin e shtetit , por të pushtetit;

Protesta, kur ka qëllim fisnik dhe pikësynim interesat publike, mundet shumë lehtë të merr si vëmendjen publike, ashtu edhe koston e protagonizmit…

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

fmn transparence e larte ne punen dhe besimin e opinionit ne banken popullore 61f55329ccc88
Story i mëparshëm

FMN: Transparencë e lartë në punën dhe besimin e opinionit në Bankën Popullore

civilet ukrainas ushtrojne me kallashe 100 per qind dru 61f55ae69f76c
Story i radhës

Civilët ukrainas ushtrojnë me kallashë 100 për qind dru

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë