civilet ukrainas ushtrojne me kallashe 100 per qind dru 61f55ae69f76c

Civilët ukrainas ushtrojnë me kallashë 100 për qind dru

January 29, 2022
1 minut lexim

Përderisa presidenti rus, Vladimir Putin, po vazhdon ta shtojë presionin përmes grumbullimit të forcave, tankeve e raketave përgjatë kufirit me Ukrainën, pjesëtarët e njësive vullnetare ukrainase në Kiev u puanë duke ushtruar me armë të rreme – kallashë 100 për qind dru.

Pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës u panë me armë të rreme në ushtrimet e pazakonta në kohën kur mijëra civilë u janë bashkuar forcave rezervë të ushtrisë, shkruan Daily Mail..

Në anën tjetër, Rusia po ushtron me armë të vërteta. Besohet se mbi 100.000 ushtarë rusë janë grumbulluar afër kufirit me Ukrainën, ndërsa ushtria e këtij shteti do të zhvillojë ushtrime të përbashkëta me Bjellorusinë muajin e ardhshëm.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ditë më parë ka njoftuar edhe për zhvillimin e ushtrimeve në skajin verior të vendit – në pjesën ruse të Oqeanit Arktik, ku është planifikuar simulimi i mbrojtjes së një rruge të rëndësishme detare.

Trupat ruse janë duke zhvilluar ushtrime edhe në rajonin Rostov, që kufizohet me kufirin lindor të Ukrainës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pse po protestohet ne kosove 61f55aa9c9ddc
Story i mëparshëm

Pse po protestohet në Kosovë?

njerezit emocionalisht inteligjente ndjekin keto 10 rregulla te thjeshta 61f55ae9c782f
Story i radhës

Njerëzit emocionalisht inteligjentë ndjekin këto 10 rregulla të thjeshta

Të fundit nga

ShkoLartë