Pse njerëzit qëndrojnë në një martesë të palumtur?

March 26, 2022
min lexim

Shumë nga pacientët e mi të martuar e kanë bërë këtë zgjedhje, duke vendosur të mos divorcohen, pavarësisht problemeve që kanë. Disa janë i nënshtruar terapisë për çifte, ndërsa disa kanë lexuar dhe rilexuar çdo libër që ikëshillon njerëzit si të ndihmojnë veten. Sot më pak njerëz po martohen, por edhe më pak po divorcohen.

Ka pasur jo pak raporte në lidhje me efektin dëmtues që kanë pasur tek martesat vitet e fundit që përkuan edhe me pandeminë e Covid-19. Qendrat e këshillimit në mbarë SHBA–në, kanë raportuar se nuk ishin në gjendje të përmbushnin kërkesat e gjithë atyre që kërkonin terapi.Gjithsesi një numër befasues njerëzish, zgjedhin të qëndronin në një martesë të palumtur. 

Pse ndodh kjo? Ja cilat janë 5 arsyet më të zakonshme:

1. Paratë

Kostoja mesatare e një divorci në SHBA është 12.900 dollarë, dhe nëse këtu përfshihen edhe çështjet e mbështetjes financiare ndaj fëmijëve apo kujdestarisë, kjo kosto dyfishohet. Shumica e divorceve kërkojnë njëangazhim të madh nga avokatët e secilit partner, dhe sa më i diskutueshëm të jetë divorci, aq më e shtrenjtë bëhet fatura. 

Nuk është e pazakontë që avokatët të kërkojnë mesatarisht 15.000-30.000 dollarë për të përfaqësuar klientët e tyre. Megjithëse gratë kanë më shumë gjasa të nisin një divorc (69 për qind të rasteve), ato kanë po ashtu më shumë gjasa të vuajnë financiarisht pas një divorci. Disa studime thonë se një grua e divorcuar mund të humbasë midis 25-50 të të ardhurave krahasuar me periudhën para-divorcit. Ndaj ato kanë më shumë gjasa të qëndrojnë të martuara, pavarësisht nga niveli i dobët i kënaqësisë në lidhjen martesore.

2. Frika

Kërcënimi i dhunës fizike, abuzimi i mëtejshëm emocional, dëmtimi psikologjik i fëmijëve tuaj duke i privuar ata nga një familje e zakonshme, dhe shqetësimi se si miqtë ashtu edhe familja do ta perceptojnë këtë veprim, janë arsyet e cituara zakonisht se pse njerëzit mund të zgjedhin të qëndrojnë në një martesë të palumtur. Gratë që kanë të paktën një mik të ngushtë ose një anëtar të familjes që ka kaluar një divorc, kanë të paktën 75 për qindmë shumë gjasa për t’u divorcuar. 

3. Fëmijët

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë të divorcuar, kanë më shumë gjasa të përfshihen në sjellje tërrezikshme, të përjetojnë ankth dhe depresion, ta braktisin shkollën dhe të përfshihen në abuzimin me substancat narkotike. Ndaj dikush mund të zgjedhë të qëndrojë i martuar edhe pse i pa lumtur, në vend se ta vendosë fëmijën e tij në një pozitë të tillë.

4. Turpi

Ne takojmë dikë. Biem në dashuri. Edhe ata na i kthejnë atë. Pastaj vjen fejesa, historinë e të cilës e ndajmë me krenari me të gjithë miqtë, familjen dhe kushërinjtë tanë të largët.  Më pas përpiqesh të jesh e lumtur gjatëceremonisë martesore, për të cilën u përpoqët dëshpërimisht të binit në peshë, dhe me muajin e mjaltit që rrallëherë i përmbush pritshmëritëe tij. Pastaj jeta vazhdon.Vjen në jetë një fëmijë. Ndoshta dy.

Dhe një ditë e kuptoni që jeta që po bëni, nuk është ajo që kishit parashikuar kur e pranuat propozimin e tij.Ndiheni si një dështake. Kjo pasi sipas shumë feve, Zoti ka ndjenja super intensive për martesën dhe angazhiminnë të.

Ideja e turpit është thjesht një tjetër “duhet” në serinë e atyre që na thotë shoqëria se duhet të bëjmë apo të ndiejmë. E vetmja gjë që ju duhet në këtë moment, është të vendosni se çfarë është më e mira për ju dhe familjen tuaj. Divorc nuk do të thotë të pranosh humbjen. Divorci është vendimi që ju meritoni një të ardhme tjetër.

5. Duam të besojmë se gjërat do të përmirësohen

Arsyeja pse qëndrojmë në marrëdhënie të këqija, është sepse herë pas here do të vijë një ditë e mirë, kur do tëkujtojmë se përse ramë në dashuri me njeriun që jemi martuar. Dhe ata do tëkujtojnë pse ranë në dashuri me ne.Ekziston gjithmonë mundësia që ndoshta nesër gjërat do të jenë ndryshe. Dhe kështu ne vazhdojmë të shpresojmë se këtë herë marrëdhënia do të përmirësohet. Pyetja e vërtetë është kjo:Edhe sa kohë jeni të gatshëm të prisni?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shpërthime në qytetin ukrainas afër kufirit me Poloninë

Story i radhës

Rritja e rrogave në arsim, Shaqiri: Çështja do zgjidhje sisitematike, jo protesta

Të fundit nga

ShkoLartë