Pse luftohet!?

February 25, 2022
min lexim

Njeriu është njëra prej gjallesave që lakmon më së shumti, njeriu nuk lakmon vetëm për tu ushqyer sikur gjallesat të tjera, nuk lakmon vetëm për nevoja të organizmit , por njeriu lakmon për më shumë se sa i nevojitet, më shumë se sa ka nevojë, lakmon edhe për atë që nuk është e ti, lakmon për të huajën.

Ushtarët e parë tek njeriu paraqiten kur u civilization njeriu, ata ushtarë ishin në funksion të bëjnë gjah në formë kolektive për të siguruar ushqim për familjet e tyre, me vonë kur e zbuluan farën e bimëve filluan të kultivojnë tokën dhe ata e ruanin ushqimin, i ruanin familjet e tyre, vendin ku jetonin.

Qe nga ajo kohë rregullisht njeriu investon në ushtri, në kuadro, njerëz, në pajise, teknik, teknologji dhe armatim.

Nuk do të ishin ushtritë aq të forta, sikur sot po të ishin njerëzit korrekt dhe të kenë strategji vetëm të mbrojtjes.

Njeriu nuk është korrekt, është i padrejtë dhe dinak, mundohet t`i marr gjahun, drithërat, tokën, shtëpitë, pyjet dikujt tjetrit me te dobët prandaj kanë zhvilluar ushtrinë sulmuese, që të përfitojnë në mënyrë të padrejtë dhe në lehtë.

Sot pse luftohet !?

E njëjta arsye sikur në fillim të civilizimit, pra luftohet për pasuri, për ara, ujëra, tokë, hapësirë si lëndë  e parë e pasurisë!

Luftohet sepse njeriu nuk ka besim në njeri, rregullisht i fuqishmi do ta rrezikon me të dobëtin.

Kur s`ka sinqeritet dhe s`ka besim mes njerëzve lindin problemet nëse një popull punon me shumë ose  gjindet në një pjesë të planetit të tokës që ka pasuri të ndryshme atëherë i fuqishmi mundohet me pas atë hapësirë të tokës në mbikëqyrje dhe ta shfrytëzon atë pasuri.

Sot NATO me ushtrinë e vet e kontrollon një sipërfaqe të madhe të planetit, të tokës, pasurin e tyre të  njerëzve në ato vende, krijon pasuri dhe rregullisht mundohet me u zgjeru dhe me u përforcua edhe në shumë me ushtri dhe ekonomi.

Të njëjtën politik e bën Kina dhe Rusia.

Rusisë ju ka afruar tepër afër SHBA, dëshiron të merr në NATO edhe Ukrainën , nga aty mundet me  rreziku, me bombardu Moskën kur të dëshiron! Moska ndihet e rrezikuar prandaj kërkon distancë, kërkon qe mos ti afrohet  USA te hunda prandaj nuk lejon Ukrainën te hyn në NATO  dhe nëse  duhet do ta okupon atë .

Pra po të kishte njeriu besim  në njeri nuk do të krijonte ushtri me sulmuar jashtë vendit ku gjindet, menjëherë kuptohet se nuk do te kishte arsye me u mbrojte pasi askush nuk do të sulmon dhe pasuria do te krijohej sipas punës dhe aftësisë së njerëzve  dhe nga fati ku kush jeton , sa i pasur është ai vend.

Kur s`ka besim njeriu në njeri, duhet me mbrojt pronën dhe vendin nga te tjerët, aty më nuk ka logjik as inteligjent dhe arsye në komunikim me i zgjedhë problemet eventuale mes tyre dhe detyrohen te luftojnë dhe i forti fiton por nuk d.m.th. se rregullisht e ka mirë !!!

Për ta kuptuar arsyen e luftërave nevojitet me dit çfarë pasurie gjindet në  vende ku luftohet !!! Dihet çka kishte në Kuvajti, Irak, Libi, Afganistan, Kosovë dhe dihet çka ka në Rusi dhe Ukrainë.

Dihen fort mirë çka kishte edhe në Afrikë tek minierat e diamanteve …

Pra njeriu ka përparuar është zhvilluar shumë por lakmia për të pas shumë ka mbet e njëjta që kur është formuar familja tek njeriu si strukturë e civilizimit !

Kjo veti ka mbet ves instinkti tek njeriu si gjallesë , ne mes veti jemi sikur hienat me kafshët tjera qe luftojnë për ti marrë ushqimin!

Pra, rregullisht në luftëra më i drejtë, më i moralshëm më i obliguar , më i arsyeshëm është të lufton ushtari vendor në atë vend ku luftohet pasi mbrohet se sa ushtari sulmues qe vjen nga një vend tjetër, e kur të ndihmon dikush gjatë luftës me u mbrojte duhesh  me dit arsyen, atë ndihmon se je armik i armikut të tij, a të ndihmon  se e din që i obliguar me pranu atë ndihmë, ke pasuri dhe din kur ta nxjerrë atë angazhim, atë duhet me dit i ligshti, a kurrë mos të shkon mendja që të ndihmon dikush falë !!!

Image

Ish Komandanti i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, Hafir Hoxha gjate kohes se luftes ne Kosove

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bitcoin Fundamentals vs. Fundamentals of Geopolitics – Analysts on Ukraine War

Story i radhës

Ambasada amerikane në Kiev u bën sërish thirrje amerikanëve që të largohen menjëherë

Të fundit nga

ShkoLartë