Historia nuk është kategori absolute, ajo varet nga konstelacioni i forcave politike dhe ushtarake në botë është gabim që historia të instrumentalizohet dhe të përdoret si mjet i politikes ditore… Koha në të cilën jetojmë sot me atë që ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj ishte krejtësisht tjetër, Shqipëria e vogël ishte pa aleat, si zakonisht të gjitha tundimet kohore të shqiptarëve gjatë historisë së Ballkanit shpërthenin mbi shqiptarët dhe Shqipërinë…
Apetitet grabitqare të grekëve, të italianëve, të serbëve vazhdimisht ekspozoheshin sa herë shpërthenin luftërat… Tash është jo shkencore të flet publicistika pa zërin e shkencës, dhe historia nuk është lokale, ajo është universale. Për të shkruar për proceset e caktuara politiko-diplomatike dhe ushtarake duhet të dëgjohen shumë zëra, pra studimet meritore duhet të bëhen, të hulumtohen shumë biblioteka dhe qendra të vendosjes, jo çka thonë laikët, pa ndonjë ekspertizë ndërkombëtare.
Për atë historia shqiptare është shkencëtarësh e papërdorshme, ngase politika ditore ka prerë mëngët, sa herë që ka pasur nevojë për historinë, dhe vazhdimisht kemi histori të kontestuar, ajo vërehet edhe tash ngase ajo është vazhdimisht në balotazh fetar, pastaj ideologjike etj… Për kohen enveriane nuk duhet të diskutohet me emocione, ngase ajo kohë i takon historisë, dhe nuk mund të zhvillohen procese politike kundër historike, ajo periudhë ka përfunduar, dhe për ngjarjet e asaj kohe duhet te japin fjalën akademiket me pedigre, jo ata që pretendojnë që historinë ta shfrytëzojnë si trampolino për promovime të koncepteve politike dhe te personali çojnë atë…
P.sh. çështja që vihet shpesh në pah është se a i tradhtoi interesat e shqiptarëve Enveri; pse shkoni aq larg, shqiptarët gati u faruan nga Serbia ekspansioniste, derisa pushtetet e Tiranës përfitonin nga luftërat duke thyer embargon e OKB-së kundër serbëve, ata furnizonin me produktet e naftës makinerinë vrastare serbe derisa ajo masakronte shqiptarët e Kosovës, pastaj është i pakuptimte mosinteresimi i Shqipërisë ndaj çështjes shqiptare në Ballkan, po në atë kohë, le që nuk u ndihmua lufta çlirimtare e UÇK-së, si nga pushteti i majtë, as ai paraprak salihian, e në luftë nanoist, finoist… por u përfitua nga ajo duke u mbledhur armatimi nga depot e plaçkitura dhe duke u stërshitur dhe duke iu shitur të rinjve që vinin nga perëndimi për t’u inkuadruar ne luftën çlirimtare…, derisa po ata shqiptarë të diasporës kishin ndihmuar regjimin salihian me mjete monetare për të çelur ambasadat nëpër botë, pastaj kishin financuar delegacionet shqiptare që kishin vu kontaktet e para me botën pas rënies së komunizmit, kishin dërguar ndihma humanitare, dhe material administrativ në kohen e demokracisë shqiptare. Nëse pra flasim për historinë duhet të merren për bazë të gjitha argumentet, por edhe niveli socio-politik i shoqërisë shqiptare, të asaj kohe, bujkrobe dhe feudale dhe mbi 80 për qind analfabetë pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe të asaj të viteve të pas ‘90-ve, nuk mund të përdoren instrumente matëse të ndryshme…
Ai popull i cili nuk ka kujtesë historike humb, nuk di të çmojë as konceptin liri, ngase atë e personalizon, dhe historinë e shikon si sofër për të ushqyer veten, duke harruar vuajtjet e të tjerëve, jo për shkak të mungesës së ushqimeve në tryezë, por për shkeljet drastike dhe sistematike etno-kulturore, dhe gjenocidiale që pushteti serb bëri mbi shqiptarët që nga koha e Car Dushanit…