Pse është më e vështirë të bëjmë miq të rinj kur jemi të rritur?

December 21, 2022
min lexim

Distancimi fizik, bllokimet dhe karantinat, kanë pasur efekte negative në jetën sociale të miliarda njerëzve në mbarë botën. Kjo gjë konfirmohet nga shumë studime që kanë ndodhur gjatë 2 viteve të fundit, mbi marrëdhënien midis pandemisë dhe mirëqenies psikologjike. Po ashtu është vërtetuar se ndjenja e vetmisë është shumë e dëmshme. Një studim i vitit 2010,shpjegoi se si vetmia patologjike ka po aq efekte negative në sistemin kardiovaskular, sa edhe pirja e duhanit.

Vetmia

Megjithatë të bërit miq të rinj nuk është e lehtë, sidomos kur jemi të rritur. Këtë e vërteton një studim i fundit i kryer në Australi, sipas të cilit ata që nuk kanë arritur të mbajnë marrëdhënie të ngushta gjatë fëmijërisë, vështirë se do të mund të krijojnë të reja kur të rriten.

Studimi u krye nga një ekip psikologësh dhe ekspertësh të marrëdhënieve sociale në Institutin e Kërkimeve të Inovacionit Shëndetësor Iverson në Melbërn, dhe është i disponueshëm në faqen e internetit të universitetit, i shoqëruar me një sasi të madhe të dhënash.

Fakti i parë që të bie në sy, është se si pandemia ka ndikuar vërtet mbi marrëdhëniet njerëzore. Nëse para shfaqjes së Covid-19, rreth 1/3 e australianëve kishin raportuar se kishin përjetuar të paktën një herë një ndjenjë të thellë vetmie, pas pandemisë kjo ndjenjë kishte prekur më shumë se 54 për qind të të intervistuarve.

Po lënë mënjanë pandeminë, çfarë e bën të vështirë krijimin e marrëdhënieve të reja? Sipas studiuesve, të rriturit e kanë më të vështirë se të rinjtë dhe fëmijët, që t’u besojnë njerëzve që nuk i njohin.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët thonë se është e rëndësishme që të ruani dhe të kultivoni marrëdhënie të ngushta, që në periudhën e shkollës:është thjesht një çështje e kursimit të energjisë. Kur rritemi ne kemi frikë se mos paragjykohemi, refuzohemi, se mos tjetri nuk na pëlqen apo se mos lëndohemi.

Koha e miqësisë

Studimi tregoi se të rriturit e kanë shumë më të vështirë të bëjnë miq të rinj, për shkak të mungesës së kohës. Sipas të anketuarve, angazhimet në punë, familje dhe jeta e ngarkuar, nuk lënë hapësirë ​​për krijimin e marrëdhënieve të reja. Dhe kjo është e vërtetë, sepse të zësh të rinj miq kërkon kohë.

Po sa? Sipas një studimi të vitit 2018, duhen të paktën 50 orë të kaluara së bashku në kontakt të ngushtë, për të transformuar një njohje të rastësishme në një miqësi formale, dhe të paktën 200 orë për t’u bërë “miq të ngushtë”.

Marrëdhëniet e punës kanë rëndësi deri në një pikë të caktuar:pasi duhet të ndajmë bashkëdiçka më pak jo–personale, sesa thjesht jetën tonë profesionale. Pra vetmia është diçka epashmangshme?

Studiuesit australianë thonë që jo. Por për të pasur miqësi të reja, duhet përkushtim dhe këmbëngulje. Edhe 10 minuta në ditë mund të mjaftojnë, sa është koha për t’i dërguar një mesazh shokut të vjetër shkollës, me të cilin nuk kemi kontaktuar prej gati 20 vjetësh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fjalët e para të dy presidentëve pas takimit në Shtëpinë e Bardhë – Zelensky i dhuron Bidenit medaljen e një ushtari ukrainas

Story i radhës

Pamjet/ Plas sherri në fund të derbit, perleshen lojtarët

Të fundit nga

ShkoLartë