Fjalët e para të dy presidentëve pas takimit në Shtëpinë e Bardhë – Zelensky i dhuron Bidenit medaljen e një ushtari ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ai amerikan, Joe Biden, kanë folur para mediave, pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Sipas mediave të huaja, presidenti i SHBA-së, Joe Biden komentoi për 300 ditët e luftës së Rusisë në Ukrainë teksa foli me gazetarët të mërkurën së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“… Është një nder të jem pranë jush kundër asaj që është një luftë brutale, e zhvilluar nga Putini”.

“Vështirë të besohet, në 300 ditë të kalohet përmes kësaj situate, dhe Putini ka kryer një sulm brutal mbi të drejtën e ukrainasve për të ekzistuar si komb dhe sulm ndaj popullit të pafajshëm ukrainas pa asnjë arsye tjetër veçse për t’i frikësuar”, shtoi Biden, duke vënë në dukje përshkallëzimin e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike dhe civile.

Putin “po përpiqet të përdorë dimrin si një armë”, ka thënë më tej Biden.

Ai siguroi se amerikanët, së bashku me aleatët evropianë, do të qëndrojnë pranë Ukrainës.

Në anën tjetër, Zelensky falënderoi presidentin Biden dhe Kongresin Amerikan për mbështetjen e tyre dhe shprehu mirënjohje edhe për popullin amerikan.

“Faleminderit shumë, zoti President. Natyrisht faleminderit mbështetjen dypartiake, faleminderit Kongresit dhe faleminderit nga njerëzit tanë të thjeshtë për njerëzit tuaj të zakonshëm, amerikanët. Unë e vlerësoj shumë”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë siç raporton Sky News, Zelensky i ka dorëzuar Joe Biden një medalje ushtarake nga një ushtar ukrainas në Bakhmut.

Presidenti ukrainas tha se një kapiten me të cilin takoi dje në qytetin lindor i kërkoi atij t’ia kalonte medaljen e tij ushtarake Presidentit të SHBA duke e quajtur atë “trim”.

Kështu, Zelensky ia dorëzoi medaljen Presidentit amerikan i cili u përgjigj: “çfarë nderi i madh”.

Qyteti Bakhmut i kontrolluar nga ukrainas është përballur me bombardimet ruse prej muajsh. Sulmet në e kanë dëmtuar rëndë atë qytet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Abdixhiku: Kosova tash e 75 ditë pa ministër të Shëndetësisë, qeveri e papërgjegjshme

Story i radhës

Pse është më e vështirë të bëjmë miq të rinj kur jemi të rritur?

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish