Pse disa njerëz zgjohen gjithmonë në të njëjtën orë të natës?

June 3, 2022
min lexim

Nëse zgjoheni rregullisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit, nuk jeni të vetëm. Kjo është një dukuri e raportuar nga rreth 1 në 3 njerëz, dhe ndoshta më shumë që nga fillimi i pandemisë sëCovid-19. Sipas ekspertëve të gjumit, ajo lidhet me stresin, edhe pse jo drejtpërdrejt. 

“Të qenit i stresuar, nuk na bën të zgjohemi më shumë gjatë natës, por na bën më të vetëdijshëm se do të ndodhë diçka e tillë”-thotë Greg Marrej, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor Suinbërn në Universitetin e Teknologjisë në Australi.

“Në fakt ne zgjohemi shumë herë çdo natë, dhe gjumi i lehtë është më i zakonshëm në gjysmën e dytë të natës. Kur gjumi na shkon mirë, ne thjesht nuk jemi të vetëdijshëm për këto zgjime. Por nëse jem paksa tëstresuar, atëherë ka shumë gjasa që zgjimi natën të bëhet një gjendje plotësisht e vetëdijshme”– shton ai.

Dhe stresi nuk është faktori i vetëm që mund të na zgjojë nga gjumi në orën 3 të mëngjesit. Oraret e çrregulltatë fjetjes; qëndrimi deri në orët e vona para celularit; edhe mungesa e ajrit të pastër mund ta trazojë higjienën tonë të gjumit në një masë të tillë sa të na zgjojë natën.

“Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë, dhe mos u shtrini në shtrat derisa të nisni të ndiheni të përgjumur”-këshillon Stefani Romiszevski, eksperte e gjumit dhe drejtoreshë e klinikës ”Sleepyhead” në Britaninë e Madhe.

“Ju do të vini re se nëse zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë, kjo do të nisë të bëhet koha juaj e rregullt e zgjimit. Përpiquni të ushtroheni fizikisht dhe të ekspozoheni ndaj dritës së fortë në mëngjes. Po ashtu, sigurohuni që të keni një jetë sociale optimale”– thekson ajo.

Pra, ne i dimë disa nga arsyet se përse zgjohemi natën. Por pse duket sikur kjo ndodh pikërisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit? Epo, merrni parasysh faktin që shumica nga ne shkon zakonisht të flejë midis orës 23:00 dhe mesnatës, dhe zgjohet midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit. 

“Gjatë gjithë natës, gjumi ynë ndahet midis gjumit me lëvizje të shpejtë të syve (REM) dhe gjumit jo-REM. Çdo fazë e gjumit ka një prag të ndryshëm, se sa e lehtë është të zgjohesh”– shprehet Anesa Das, ndihmës/drejtoreshë e Programit të Mjekësisë së Gjumit në Qendrën Mjekësore Ueksner të Ohajos, SHBA.

“Një shpjegim i mundshëm për zgjimin në të njëjtën orë çdo natë, është se ju shtriheni të flini në të njëjtën kohë, dhe më pas në të njëjtën kohë çdo natë, arrini një fazë të gjumit të lehtëdhe të zgjimit”– thotë ajo.

Ju mund të mendoni se ciklet e gjumit të trupit janë thjesht një model i përsëritur, por në fakt, ne kalojmë kohë të ndryshme në çdo fazë. Më e rëndësishmja:ndërsa mëngjesi afrohet gjithnjë e më shumë, sasia e kohës që kalojmë në gjumin REM rritet, dhe kjo që do të thotë se po kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në një gjumë relativisht të lehtë dhe plot ëndrra.

“Ndoshta ka të ngjarë që një pjesë e arsyes për këtë zgjim në orët e hershme, të reflektojëzgjimin nga ëndrrat e ankthit”- tha për Neësëeek Majkëll K.Shulin, profesor i asociuar i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Bejlor në Teksas.

Ekspertet rekomandojnë mbajtjen e një blloku shënimesh pranë shtratit, dhe shkrimin egjithçkaje në listën tuaj të detyrave, si dhe të çdo shqetësim tjetër që qarkullon në mendjen tuaj.

“Kur njerëzit zgjohen gjatë natës, gjëja e parë që u vjen në mendje, dhe që mund t’i shqetësojë është zakonishtshumë e parashikueshme. Pra diçka që ka ndodhur një ditë më parë ose diçka që do të ndodhë të nesërmen.Praktika e përpilimit të një liste detyrash, mund ta ndihmojë trurin  t’i përpunojë gjërat edhe pa ju zgjuarnatën”– thotë Kolin Espi, ekspert i gjumit në Departamentin e Neuroshkencave Klinike në Universitetin e Oksfordit. Nëse nuk funksionon kjo metodë, mund të jetë koha për t’u vizituar tek një specialist, sidomos nëse problemi ju shqetëson për më shumë sesa 3 muaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Zv/ministri Bytyqi apel bizneseve: Kujdes me çmimet

Story i radhës

Gjykata në Beograd ka shtyrë vendimin për ekstradimin e Ecevit Piroglu në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë