Pse burrat e interpretojnë sjelljen miqësore të grave si flirtim?

March 23, 2022
1 minut lexim

Keni takuar një koleg të ri në punë, universitet apo diku tjetër. Ju dëshironi të jeni të sjellshëm dhe miqësor sepse e konsideroni sjellje kulturore por nga ana mashkullore interpretohet si një lloj flirti. Ju ka ndodhur shumë herë apo jo?

Siç tregoi një studim i Universitetit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë disa vite më parë, burrat janë më të prirur për të interpretuar sjelljen miqësore si një sinjal “interesi seksual”, ndërsa femrat kanë më shumë gjasa ta perceptojnë flirtin si mirësi.

Ky hulumtim u krye në mesin e 300 personave të moshës 18-30 vjeç. Përveç kësaj, një studim i ngjashëm u krye në Shtetet e Bashkuara në 2003. Shkenca beson se shkaku i këtij fenomeni qëndron në evolucionin njerëzor.

Besohet se burrat kanë evoluar në mënyrë që edhe shenja më e vogël e vëmendjes femërore të përjetohet seksualisht për të mos humbur mundësinë për t’u riprodhuar, ndërsa gratë thuhet se kanë evoluar në mënyrë që të perceptojnë më pak interesin seksual.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Agjencia e OKB-së bën thirrje për veprim të menjëhershëm për sigurinë bërthamore të Ukrainës

Story i radhës

Kastrioti më i mirë, eliminon Vëllaznimin

Të fundit nga

ShkoLartë