Kastrioti më i mirë, eliminon Vëllaznimin

Kastrioti i Ferizajt dhe Vëllaznimi i Gjakovës, dy skuadra me renome u ndeshen mes vete në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti ka shënuar fitore me rezultat 34:28 ndaj gjakovarëve, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).  

“Fitojmë ndeshjen çerekfinale ndaj KH Vëllaznimi dhe kualifikohemi për në fazën gjysmëfinale.

Një super ndeshje nga djelmoshat e skuadrës e cila në fund u shpërblye me fitore”, shkruan në faqen e KH Kastriotit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse burrat e interpretojnë sjelljen miqësore të grave si flirtim?

Story i radhës

LIVE: Lufta në Ukrainë/ Rusia në kërkim të ushtarëve rezerëv – Zelensky: Shumë shpejt do zbulohen tradhëtarët!

Të fundit nga