Protestat “anti-hixhab” në Iran janë të sponsorizuara potencialisht nga Izraeli!
Si është e mundur kjo?
1/3 e popullsisë së Iranit janë azerbajxhanas. Azerbajxhani është një shtet në kufi me Iranin dhe përkrahet nga Turqia dhe Izraeli. Është një lidhje interesante ndërmjet këtyre palëve pasi azerbajxhanasit janë shia, turqit janë sunni dhe izraelitët janë hebrenj, pra në masën më të madhe kanë këto religjione.
Izraeli që nga 1990 ka ndihmuar Azerbajxhanin që të ndërtoj kapacitetet e saj ushtarake duke ofruar trajnime dhe industri mbrojtëse ushtarake.
Izraeli duke përdorur “fuqinë e butë” ka hapësirën që të shkaktoj trazira në Teheran.
Me 15 shtator Irani u bë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe pesë ditë më vonë shpërthyen protestat në Teheran “anti-hixhab”, një grua vdiq (me etni kurdistaneze) dhe kjo çështje u bë globale. Pretendimet janë që kjo protestë është duke u sponsorizuar edhe nga SHBA-ja.
Pra, azerbajxhanasit në Iran janë një aset për Mosadin në Iran.
Për më tepër, ky rreth konflikti është i shumëfishtë sepse Azerbajxhani përkrahet nga Turqia, Pakistani dhe Izraeli, Armenia përkrahet nga Rusia dhe India. Armenia është duke blerë që nga 2020 armë nga India ashtu si Azerbajxhani nga Izraeli.
Këto shtete nuk janë kundërshtarë në mënyrë të drejtpërdrejt, mirëpo në një luftë që do eskalonte në përmasa globale, tërmetet gjeopolitike janë në këtë zonë. Pra, secili kundër secilit.
Shkrimi më shumë është i përkushtuar për vetëdijesim që Kosova nuk ka nevojë të përzihet në punët e të tjerëve nëse nuk dëshirojmë që pastaj të tjerëve tua kujtojmë se duhet të përzihen në çështjet e Kosovës.
Liria nuk duhet t’i cenohet askujt. Shumë popuj mbahen nën sundim për shkak të totalitarizmave, gjeopolitikës dhe mafies. Naim Frashëri ka lënë një thënie: “Dëshira për liri dyfishon forcën e një kombi” dhe këtë më së miri e dimë ne shqiptarët.