Protesta për rritjen e çmimeve në Lushnje, procedohen penalisht 13 qytetarë

March 12, 2022
1 minut lexim

Trembëdhjetë qytetarë janë proceduar penalisht në Lushnje pasi kanë bllokuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Lushnjë, një ditë më parë.

Policia bën me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në protestën e tyre të zhvilluar një ditë më parë në kuadër të rritjes së çmimeve.

“Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Lushnjë, procedohen penalisht 13 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit A. Ç., 30 vjeç; F. T., 49 vjeç; S. Rr., 50 vjeç; Sh. Z., 52 vjeç; Sh. S., 55 vjeç, B. Gj., 47 vjeç; S. V., 51 vjeç; B. S., 34 vjeç; B. K., 49 vjeç; K. K., 22 vjeç; S. K., 67 vjeç; A. T., 65 vjeç; R. H., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Lushnjë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zakonet e gjumit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Story i radhës

Vendet që s’do të kenë rrymë këto tri ditë, ky është orari i ndërprerjeve

Të fundit nga

Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X

Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime. Përdoruesit ende
sqmken
ShkoLartë