Pas protestës së sotme të punonjësve në gjashtë ministri dhe dy institucione, Qeveria shprehë dyshime se pas kësaj proteste qëndron një sfond politik që, siç thonë ata, vepron si zgjatim i partive që deri më tani kanë abuzuar me të drejtat e punëtorëve.
Marija Miteva, zëvëndëse e Qeverisë thotë që Sindikata në vend të dialogut e ka marrë si hap të parë protestën, nga presskonferenca e sotme, Miteva bënë thirje për dialog, dhe ndërprerje të protestës.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo temë. Por, në të njëjtën kohë më lejoni të theksoj se çdo grevë duhet të organizohet në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe marrëveshjet kolektive. Duhet të shpallet në përputhje me ligjin, të zbatohet procedura e pajtimit, e cila gjithashtu është e detyrueshme dhe të përcaktohen detyrat e nevojshme që duhet të kryhen. Meqenëse, për fat të keq, asnjë nga këto kushte ligjore ekzistuese nuk është plotësuar, flet për paligjshmërinë e grevës dhe ngre dyshime të forta se kjo grevë është e motivuar politikisht. Prandaj nuk mendojmë se është e drejtë të hedhim hapin e parë si grevë, sepse mendojmë se gjatë gjashtë muajve të fundit kemi treguar se mundemi, dimë të dialogojmë dhe të realizojmë kërkesat, ne bëjmë thirrje për dialog, jo për grevë” – tha Marija Miteva.
Burimi: TV KLAN