politikani gjerman me trumpin mund te kete progres ne dialog 678c037ce6ba6

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog

January 18, 2025
min lexim

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur.

Asnjëra palë nuk po tregon vullnet për të bërë kompromise, ashtu siç po kërkojnë lehtësuesit e dialogut.

Mirëpo me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet që dialogu te këtë një dinamike të re.

Kështu thotë politikani gjerman, Lars Patrick Berg, i cili gjithashtu i ka bërë thirrje palëve që të bëjnë më shumë në këtë proces.

“Si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme shumë gjera kanë ndryshuar në aspektin gjeopolitik. Këto janë disa nga arsyet që komuniteti ndërkombëtar ka zhvendosur vëmendjen nga problemet mes Kosovës dhe Serbisë. Konsideroj se është shumë e rëndësishme të rikthehet fokusi tek këto dyja shtete që të lëvizin përpara drejt familjes evropiane. Me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump besoj se do të shohim më shumë progres në Uashington dhe në Bruksel për çështjen e dialogut”, tha Patrick Berg.

Ish-deputeti gjerman në parlamentin evropian shprehet i bindur se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan nëse Kosova dhe Serbia nuk i normalizojnë raportet me njëra-tjetrën.

“Gjermania ka qenë e përfshirë për një kohë të gjatë në rajon. Gjermania është shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve të saj. Qeveria e ardhshme gjermane duhet ta vë si prioritet çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në atë mënyrë që të arrihet paqja dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pa u zgjidhur kjo nyje nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkan”, tha ai.

E pavarësisht problemeve të brendshme me të cilat po ballafaqohet BE-ja, politikani gjerman që vjen nga partia “Aleanca për Gjermanin”, thotë se Kosova nuk duhet të ndalet drejt qëllimit final për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.

Paralelisht ai pret që Kosova të anëtarësohet një ditë edhe në NATO.

“Është e vërtetë që momentalisht Bashkimi Evropian po përballet me shumë sfida dhe probleme. Megjithatë siç e ka dëshmuar edhe në të kaluarën BE-ja do t’i tejkaloj këto sfida dhe do të mbijetoj. Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s, unë jam i bindur se do t’i arrijë këto qëllime në të ardhmen”, tha politikani gjerman.

Për vazhdimin e dialogut, kryeministri i vendit Albin Kurti, në disa raste ka kërkuar nga Serbia që ta dorëzojë Millan Radoiçiqin, i cili ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit, si dhe nga Vuçiqi që ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

i zhdukur prej disa ditesh gjendet i vdekur brenda nje shtepie te braktisur ne durres 36 vjecari 678bfa1e9ff1e
Story i mëparshëm

I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur brenda një shtëpie të braktisur në Durrës 36-vjeçari

vlen rritem buxhetin ne arsimin e larte e te mesem 678c0686a7110
Story i radhës

VLEN: Rritëm buxhetin në arsimin e lartë e të mesëm

Të fundit nga

Problemi është klauzola e frikshme

Kylian Mbappe është lojtar ëndrrash, por nuk është qendërsulmues. Kjo është kuptuar me kohë që në Paris, por francezi ende konceptohet si 9-sh në Madrid. Real Madrid padiskutim që e ka një plan
ShkoLartë