i zhdukur prej disa ditesh gjendet i vdekur brenda nje shtepie te braktisur ne durres 36 vjecari 678bfa1e9ff1e

I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur brenda një shtëpie të braktisur në Durrës 36-vjeçari

January 18, 2025
1 minut lexim

Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në një shtëpi të pabanuar në lagjen nr. 13 në Durrës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga këqyrja e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mbidozës.

Ishte një kushëri i tij që kishte bërë kallëzim në Polici në datën 5 janar se 36-vjeçari ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se 36 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ibrahimi e gashi ne kumanove per ta pare rrjedhen e punimeve ne ndertimin e gjimnazit sami frasheri 678bf52eb8c6f
Story i mëparshëm

Ibrahimi e Gashi në Kumanovë për ta parë rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”

politikani gjerman me trumpin mund te kete progres ne dialog 678c037ce6ba6
Story i radhës

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog

Të fundit nga

ShkoLartë