protesta e 72 te poshte kryeministrise me paralajmerime te reja mbyllet me marshimin e pernatshem 6a7a47d124d40

Protesta e 72-të poshtë Kryeministrisë me paralajmërime të reja, mbyllet me marshimin e përnatshëm

August 10, 2026
1 minut lexim

Protesta e Tiranës doli me një afat të ri për dorëheqjen e klasës politike. Në ditën e 72, protestuesit patën mesazhe për deputetët dhe gjithë politikanët.

Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, paralajmëroi pjesëmarrje më të madhe në muajin shtator.

“Në shtator do të jemi edhe më shumë, këtë e di dhe pushteti, ndaj është frikësuar. Prej ditës së fundit të Parlamentit e deri më sot, i kemi vezët gati. Ai Parlament, në shtator, do të jetë i popullit dhe ata as të mos nisen për të shkuar”, tha ai.

Thirrjet që mbizotëruan në protestën e bulevardit edhe këtë të hënë ishin për revolucion.

Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit. Thirrja mbetej e njëjtë për qytetarët, që t’i bashkohen protestës në shesh kundër politikës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

72 vjecari bie ne bunar teksa ujiste kopshtin policia e nxjerr te gjalle 6a7a4769aaf72
Lajmi i mëparshëm

72-vjeçari bie në bunar teksa ujiste kopshtin, policia e nxjerr të gjallë

dy shperthime tronditin schaffhausenin tre zjarrfikes te lenduar flaket ngrihen ne qiell 6a7a48347999a
Lajmi i radhës

Dy shpërthime tronditin Schaffhausenin, tre zjarrfikës të lënduar – flakët ngrihen në qiell

Të fundit nga

ShkoLartë