dy shperthime tronditin schaffhausenin tre zjarrfikes te lenduar flaket ngrihen ne qiell 6a7a48347999a

Dy shpërthime tronditin Schaffhausenin, tre zjarrfikës të lënduar – flakët ngrihen në qiell

August 10, 2026
1 minut lexim

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së hënës disa objekte në qytetin e Schaffhausenit në Zvicër, ndërsa banorët kanë raportuar se kanë dëgjuar të paktën dy shpërthime të fuqishme.

Ngjarja ka ndodhur në Fulachstrasse, në afërsi të stacionit hekurudhor të qytetit, ku në vendngjarje kanë dalë një numër i madh ekipesh të zjarrfikësve dhe policisë.

Pamjet e publikuara nga mediat zvicerane tregojnë flakë të mëdha që ngrihen nga ndërtesat, ndërsa në një prej videove shihet edhe momenti i një shpërthimi, pas të cilit një gjuhë e madhe zjarri ngrihet në ajër.

“Dëgjova dy shpërthime”, kanë deklaruar dëshmitarët për mediat zvicerane. Sipas tyre, dy detonimet kanë ndodhur brenda një intervali prej rreth dy minutash.

Image

Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet se ka nisur në një objekt që përshkruhet si hambar, ndërsa në afërsi ndodhet edhe një garazh. Për shkak të tymit të madh, banorëve të zonës u është kërkuar që t’i mbajnë dritaret të mbyllura.

Policia e Schaffhausenit ka konfirmuar se gjatë incidentit kanë ndodhur detonime. Rreth orës 21:30 zjarri ishte vënë nën kontroll.

Tre pjesëtarë të zjarrfikësve janë lënduar gjatë intervenimit, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura informacione për persona të tjerë të lënduar.

Shkaku i shpërthimeve dhe i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe pritet të sqarohet nga hetimet e autoriteteve zvicerane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta e 72 te poshte kryeministrise me paralajmerime te reja mbyllet me marshimin e pernatshem 6a7a47d124d40
Lajmi i mëparshëm

Protesta e 72-të poshtë Kryeministrisë me paralajmërime të reja, mbyllet me marshimin e përnatshëm

engjellusha salihu behet nene per here te pare 6a7a48fd327e1
Lajmi i radhës

Engjëllusha Salihu bëhet nënë për herë të parë

Të fundit nga

ShkoLartë