72 vjecari bie ne bunar teksa ujiste kopshtin policia e nxjerr te gjalle 6a7a4769aaf72

72-vjeçari bie në bunar teksa ujiste kopshtin, policia e nxjerr të gjallë

August 10, 2026
1 minut lexim

Një 72-vjeçar është shpëtuar nga policia pasi kishte rënë aksidentalisht në një bunar në fshatin Muzeqinë të Shtimes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:25, në rrugën “Veteranët e Lirisë”, teksa i moshuari ishte duke ujitur kopshtin në oborrin e shtëpisë së tij.

Pas marrjes së informatës për rastin emergjent, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, njëri prej zyrtarëve është futur rreth 10 metra në bunar, ku ka arritur ta sigurojë 72-vjeçarin me litar. Më pas, dy zyrtarë të tjerë kanë bërë tërheqjen dhe kanë arritur ta nxjerrin atë të gjallë nga bunari.

“Personi i shpëtuar fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në  Shtime për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për trajtim të metutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka vlerësuar reagimin e zyrtarëve policorë dhe ka falënderuar ekipet emergjente të QKMF-së në Shtime dhe Qendrës Emergjente në Ferizaj për reagimin e shpejtë dhe trajtimin profesional.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrefimi i rralle i menduh thacit kur hyra ne politike besoja se per gjashte muaj do ti zgjidhja problemet video 6a7a30d00077b
Lajmi i mëparshëm

Rrëfimi i rrallë i Menduh Thaçit: Kur hyra në politikë besoja se për gjashtë muaj do t’i zgjidhja problemet (VIDEO)

protesta e 72 te poshte kryeministrise me paralajmerime te reja mbyllet me marshimin e pernatshem 6a7a47d124d40
Lajmi i radhës

Protesta e 72-të poshtë Kryeministrisë me paralajmërime të reja, mbyllet me marshimin e përnatshëm

Të fundit nga

ShkoLartë