protesta beleri ne burg kryebashkiaku i athines nga himara smund te jesh pjese e europes duke shkelur shtetin e se drejtes 64da70745d178

Protesta/ Beleri në burg, kryebashkiaku i Athinës nga Himara: S’mund të jesh pjesë e Europës duke shkelur shtetin e së drejtës

August 14, 2023
1 minut lexim

Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis mori pjesë në tubimin e zhvilluar në Himarë për lirimin e Fredi Belerit.

Gjatë fjalë së tij ai theksoi se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës.

“Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe  e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.

Tubimi u organizua nga “Omonia” në Pedonalen Qendrore të Himarës.

Kalimi i afatit tre mujor i parashikuar nga Ligji Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit, legjitimon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar procedurat për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

hovenier aktivitetet e perbashketa tregojne lidhjet e forta qe shba ja ka ndertuar me kosoven 64da6f0953400
Story i mëparshëm

​Hovenier: Aktivitetet e përbashkëta tregojnë lidhjet e forta që SHBA-ja ka ndërtuar me Kosovën

albin kurti i pergjigjet reagimeve te te gjithe atyre qe bene zhurme per viziten ne shkup dhe tetove 64da7250247e3
Story i radhës

Albin Kurti i përgjigjet reagimeve të të gjithë atyre që bënë zhurmë për vizitën në Shkup dhe Tetovë

Të fundit nga

Mbledhje të katër komisioneve të Kuvendit

Në Kuvend, sot do të mbajnë mbledhje komisionet për financim dhe buxhet, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, si dhe Komisioni Juridik-Legjislativ. Në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë