​Hovenier: Aktivitetet e përbashkëta tregojnë lidhjet e forta që SHBA-ja ka ndërtuar me Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takime me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku dhe me atë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Hovenier, ka bërë të ditur në ‘X’, se aktivitetet në kuadër të trashëgimisë kulturore, muzikës e sportit, thellojnë lidhjet e forta mes SHBA-së dhe Kosovës.

“E shijova bisedën sot me ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku për një sërë nismash të vazhdueshme të fokusuara në trashëgiminë kulturore, muzikën, sportin dhe artin e Kosovës. Të gjitha këto aktivitete thellojnë lidhjet e forta që kemi ndërtuar së bashku mes amerikanëve dhe kosovarëve nga të gjitha sferat e jetës”, tha Hovenier.

Hovenier është deklaruar edhe pas takimit me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Takim i mirë me ministrin për Komunitete dhe Kthim. Të vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të mbështetur të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të kthimit në kushte dinjiteti dhe sigurie. Ky mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë”, ka shkruar ambasadori amerikan në ‘X’. 

Story i mëparshëm

Kryebashkiaku i Selanikut në Himarë: Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizmin

Story i radhës

Protesta/ Beleri në burg, kryebashkiaku i Athinës nga Himara: S’mund të jesh pjesë e Europës duke shkelur shtetin e së drejtës

Të fundit nga