Prokuroria ndryshon akuzën për Rrajat, Balliu: Vetëm narkoshteti justifikon shkopat e bejsbollit dhe pistoletat te koka ndaj qytetarëve

1 minut lexim

Sekretari organizativ i Berishës, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me vendimin e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Balliu tha se të quash plagosje të lehtë shkopat e bejsbollit dhe pistoletat në kokë të Rrajave ndaj qytetarëve, vetëm prokuroria e narkoshtetit mundë ta justifikojë.

“Zyrtarizohet, në Shqipëri ka vetëm narkoprokurori.

Të quash plagosje të lehtë shkopat e bejsbollit dhe pistoletat në kokë të Rrajave ndaj qytetarëve, vetëm prokuroria e narkoshtetit mundë ta justifikojë.”, tha Balliu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fidan: Rëndësia e bashkëpunimit mes Türkiyes dhe Kazakistanit po rritet dita-ditës

Story i radhës

Rasti i rëndë në Podujevë: Personi tjetër që u plagos është gruaja e të vrarit, u qëllua duke vrapuar

Të fundit nga