note protestuese per ambasadorin bullgar radev takimi do te ishte sipas protokolleve nese do te ishte zyrtar 66e87b0ecd290

Notë protestuese për ambasadorin bullgar / Radev: Takimi do të ishte sipas protokolleve, nëse do të ishte zyrtar

September 16, 2024
1 minut lexim

MPJ i dorëzoi notë proteste ambasadorit bullgar në vend, Zhelazko Radukov, për shkak të mungesës së flamurit shtetërorë të Maqedonisë në takimin Siljanovska Davkova – Radev. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, delegacioni ynë nuk ka reaguar në atë moment për shkak se pak para takimit kanë humbur jetë dy pilotë bullgar.

Sipas presidentit bullgar, Radev, takimi do të ishte sipas gjithë protokolleve nëse takimi do të ishte zyrtar dhe vlerësoi se për momentin reagimet janë të fokusuara në formën, e jo në përmbajtjen e bisedimeve.

Nga LSDM arsyetimin e kryeministrit e vlerësuan si të turpshëm.

Burime nga MPJ thonë se protokollet e dy kabineteve u morën vesh që të mos ketë fotografi në hapësira jo të punës, ndërsa flamuri i Maqedonisë u vendos gjatë drekës së punës. Sipas MPJ-së, pala bullgare nuk e ka shkelur protokollin e dakorduar ndërsa në pyetjen se pse kabineti i Silanovska Davkovës e ka publikuar foton në rrjetet sociale, thanë se përgjigjen duhet ta kërkojmë në Vilën Vodno.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryenegociatoret e kosoves dhe serbise takohen neser ne bruksel 66e87b0a10a2a
Story i mëparshëm

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen nesër në Bruksel

zbulohet skema e mashtrimit si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptareve permes facebook 66e87d62d61cb
Story i radhës

Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Të fundit nga

ShkoLartë