mucunski val forcimi i bashkepunimit dhe ruajtja e paqes ne rajonin e osbe se 66e87fbabd2d5

Mucunski – Val: Forcimi i bashkëpunimit dhe ruajtja e paqes në rajonin e OSBE-së

September 16, 2024
1 minut lexim

Shkup, 16 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka realizuar takim me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val.

Në takim, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, është konfirmuar bashkëpunimi shumëvjeçar me OSBE-në në fusha të ndryshme, ndërsa u shpreh mbështetje për përpjekjet e Organizatës që synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe ruajtjen e paqes në rajonin e OSBE-së.

Të dy bashkëbiseduesit, siç theksohet në njoftim, kanë shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut, dhe e konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e tij.

Mucunski dhe Val kanë shkëmbyer mendime për aktivitetet aktuale të Misionit dhe së bashku rikonfirmuan përkushtimin për vazhdimin e projekteve që mbështesin proceset reformuese të Qeverisë së re.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zbulohet skema e mashtrimit si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptareve permes facebook 66e87d62d61cb
Story i mëparshëm

Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

ushtria kanadeze u furnizua me thase te rinj gjumi kuptuan se nuk ishin te mire per dimer 66e88211cc1a0
Story i radhës

Ushtria kanadeze u furnizua me thasë të rinj gjumi, kuptuan se nuk ishin të mirë për dimër

Të fundit nga

ShkoLartë