Projekti i policisë me qytetarët: Të festojmë së bashku

1 minut lexim

Për të rritur besueshmërinë me qytetarët, Policia Rajonale e Ferizajt sot realizoi projektin ‘’Të festojmë së bashku’’ që u mbajt tek sheshi “Adem Jashari” në këtë qytet.

Policia, me rastin e festave të fund vitit në prani të mediave lokale u shpërndau dhurata fëmijëve të vegjël që i takoi në sheshin e qytetit.

Sipas njoftimit të Policisë, fëmijët të pranishëm më shesh, patën rastin së afërmi të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë,  të pranojnë urime dhe dhurata nga policët.  

“Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë  besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë, Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt. Ndryshe, policia në këtë rajon ka uruar të gjithë fëmijët për festat e fund vitit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Natasha Pirc Musar merr detyrën si presidente e Sllovenisë

Story i radhës

Në Arabinë Saudite bëjnë gati “bunkerin” luksoz për Cristiano Ronaldon

Të fundit nga