Natasha Pirc Musar merr detyrën si presidente e Sllovenisë

Natasha Pirc Musar mori detyrën si presidente nga paraardhësi i saj Borut Pahor në pallatin Presidencial në Lubjanë, një ditë pasi u betua në Parlament, raporton Anadolu Agency (AA).

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në përputhje me rregulloren e definuar paraprakisht të protokollit. Ceremonia filloi me pritje të gardës së nderit pas mbërritjes së presidentes dhe më pas përshëndetja e presidentit aktual Borut Pahor dhe partnerja e tij Tanja Peçer.

Në vazhdim Natasha Pirc Musar dhe Borut Pahor do të takohen ballë për ballë ndërsa ai me nderime ushtarake do të largohet pas 10 viteve në postin e presidentit të vendit. Pas kësaj presidentja e sapozgjedhur Pirc Musar dhe bashkëshorti i saj Alesh Musar do të vendosen në Pallatin Presidencial.

Natasha Pirc Musar fitoi zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Slloveni.

Në zgjedhjet presidenciale të tetorit, me 26.88 për qind të votave, ajo shkoi në raundin e dytë si e dyta, duke u radhitur pas rivalit të saj Anzhet Logar, i cili mori 33.95 për qind të votave. Në raundin e dytë, më 13 nëntor Pirc Musar mori 53.89 për qind të votave kundrejt 53.6 për qind që mori Logar.





Story i mëparshëm

Kryeministri izraelit në largim kritikon kabinetin e Netanyahut

Story i radhës

Projekti i policisë me qytetarët: Të festojmë së bashku

Të fundit nga