Në Arabinë Saudite bëjnë gati “bunkerin” luksoz për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do të transferohet në Arabinë Saudite, atje ku duket se ia kanë bërë gati edhe super vilën luksoze ku do të qëndrojë ylli botëror i futbollit me familjen e tij.

Daily Mail shkruan se 37-vjeçari është në prag të nënshkrimit me klubin e madh në Arabinë Saudite, Al Nassr, për një kontratë 175 milionë paund në vit.  Sipas Daily Mail, Ronaldo dhe familja e tij do të vendosen në një kompleks madhështor, madje të mbrojtur nga ligjet strikte në Arabinë Saudite.

Edhe pse temperaturat arrijnë deri në 50 gradë celsius gjatë verës, i nxehti nuk do të jetë problem për familjen Ronaldo, pasi në vilën ku ata do të vendoset do të ketë edhe një pishinë me përmasa olimpike.

Ronaldo do të ketë në kompleksin e tij palestër, madje edhe një restorant, në mënyrë që ai të mos ketë nevojë të dalë jashtë saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Projekti i policisë me qytetarët: Të festojmë së bashku

Story i radhës

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për shtetasin që u gjet i pajetë në aksin Elbasan-Peqin

Të fundit nga