Profesorët e UKM-së në Shkup sot protestuan për paga më të larta

June 2, 2022
1 minut lexim

Profesorë, anëtarë të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Universitetit Kirili dhe Metodi në Shkup, sot kanë dalë në protestë paqësore për të shprehur pakënaqësinë e tyre për përkeqësimin e gjendjes me pagat për stafin e Universitetit.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të UKM-së, prof. Dr. Angel Ristov sot në konferencën e mëngjesit tha se profesori asistent merr pagë më të ulët se mesatarja në Maqedoni.

“Ne jemi në këtë betejë për më shumë se dy vjet. Paralajmërojmë se gjendja me pagat e profesorëve është alarmante, por kërkojmë edhe rritje të pagave të stafit joakademik . Vëmë re se qëndrimi i shtetit ndaj universitetit më të vjetër është injorues, kjo është arsyeja që u mblodhëm para platosë së Shën Kirilt dhe Metodit për të shprehur revoltën tonë”, tha profesor Ristov.

Ai thotë se kërkesat e profesorëve nuk janë vetëm për paga më të larta por edhe për sigurimin e mjeteve për punë kërkimore dhe shkencore.

“Tashmë po marrim njoftime për rritje pagash, por kjo rritje duhet të kishte ndodhur dy vite më parë, sepse inflacioni do ta bëjë disi të padukshme rritjen e pagave. Nga ana tjetër, rritja e pagave i referohet vetëm stafit pedagogjik dhe jo administratës, gjë që mendojmë se është e gabuar. Ne jemi sindikatë solidariteti dhe kërkesat tona vlejnë edhe për stafin joakademik”, shton prof. Ristov.

Ai siguroi se protesta nuk do të reflektoj në seancën e provimeve të qershorit, por nuk përjashtoi mundësinë e një proteste masive nëse nuk plotësoheshin kërkesat e profesorëve.

“Seanca e qershorit do të realizohet, studentët të mos kenë frikë! Ne jemi përfaqësues të ndërgjegjes shoqërore dhe nuk do të bëjmë asgjë në dëm të studentëve. Ne duam të dërgojmë një mesazh të arsyeshëm dhe shpresojmë që ai të arrijë adresën e duhur. Mirëpo, nëse Qeveria nuk i pranon kërkesat tona, do të organizojmë protestë masive”, tha Ristov.

Me marrëveshjen kolektive të kërkruar nga profesorët e këtij universiteti, thuhet që pagat e profesorëve duhet të rriten në formë sistematike ne afat prej 4 vitesh.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Testi i arritshmërisë në dy ditë, nxënësit do t’i përgjigjen 200 kërkesave

Story i radhës

Shqipëria fikson dy miqësore me Kosovën U-15 në qershor

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë