prodhuesi malajzian i makinave perodua ka ndermarre hapin e pare serioz drejt elektrifikimit me lancimin e qv e 692defae50640

Prodhuesi malajzian i makinave Perodua ka ndërmarrë hapin e parë serioz drejt elektrifikimit me lançimin e QV-E

December 1, 2025
1 minut lexim

Malajzia ka prezantuar makinën e saj të parë elektrike të zhvilluar në vend, Perodua QV-E, një crossover subkompakt që shënon hyrjen serioze të kompanisë në epokën e elektrifikimit.

Modeli vjen me një plan abonimi për baterinë, duke ulur çmimin fillestar prej 80,000 ringgit (rreth 16,000 €), por duke shtuar një pagesë mujore prej 275 ringgit (rreth 55 €) për komponentin kryesor të automjetit.

QV-E është zhvilluar nga Perodua me një investim prej 800 milionë ringgit (rreth 160 milionë €), duke e dalluar nga rivalët që përdorin modele të ribranduara.

Në pamje të jashtme, modeli kombinon përmasa kompakte me një dizajn sportiv që kujton Toyota C-HR dhe Nissan Juke.

Brendësia përfshin dy ekrane 10.25 inç dhe një paketë të plotë sistemesh sigurie.

Motori elektrik prodhon 201 kuaj fuqi dhe 285 Nm çift rrotullues, duke mundësuar një përshpejtim 0–100 km/h për 7.5 sekonda.

Bateria 52.5 kWh ofron deri në 445 km autonomi sipas ciklit NEDC.

Prodhimi do të nisë me 500 njësi në muaj dhe pritet të rritet deri në 3,000 njësi mujore deri në tremujorin e tretë të vitit 2026, ndërsa qeveria synon që makinat elektrike të arrijnë 15% të shitjeve të reja deri në fund të dekadës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

votat e diaspores sherr mes partive 692deee07a9c1
Lajmi i mëparshëm

Votat e diasporës ‘sherr’ mes partive

be ja synon sanksione te reja ndaj bjellorusise per shkak te sulmit hibrid ne lituani 692deff408abb
Lajmi i radhës

BE-ja synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të “sulmit hibrid” në Lituani

Të fundit nga

Francë: Plani i Lecornusë për shpenzimet miratohet

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi me pak vota më shumë buxhetin e sigurimeve shoqërore të martën, duke i sjellë lehtësim të madh kryeministrit Sébastien Lecornu, i cili synon të finalizojë planin e shpenzimeve

Henry kritikon ashpër Salah-un

Legjenda franceze Thierry Henry ka komentuar situatën e tensionuar të Mohamed Salahut te Liverpooli, duke e kritikuar ashpër mënyrën se si egjiptiani ka shprehur pakënaqësitë e tij publikisht në një moment të

Horoskopi ditor, 10 dhjetor 2025!

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Energjia e ditës të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë pritet një propozim interesant, ndërsa në jetën personale surprizat pozitive nuk mungojnë. Demi (20
ShkoLartë