Kampioni italian Inter së fundmi është duke kaluar nëpër një formë tejet të dobët në Serie A, ku edhe ka humbur kreun e tabelës.
Momentalisht, “Nerazzurët” renditen në pozitën e tretë në tabelë me 60 pikë të arkëtuara, tre sosh më pak se vendi i dytë Napoli, dhe lideri i tabelës Milani, përcjell KosovaPress.
Barazimi i sotëm 1:1 me Fiorentinan ishte i dyti me radhë për skuadrën e Inzaghit, pas atij në xhiron e kaluar kundër Torinos që po ashtu përfundoi me rezultat 1:1.
Ndërkaq, kampioni italian është duke kaluar nëpër një seri jo të mirë të rezultateve, ku në shtatë ndeshjet e fundit të Serie A ka arritur të regjistrojë vetëm një fitore.
Një fitore, dy humbje dhe katër barazime është bilanci i Interit në shtatë ndeshjet e fundit.
Më poshtë mund të gjeni këtë bilanc jo të mirë të rezultateve të Interit.
Inter 1:2 Atalanta
Inter 1:1 Napoli
Inter 0:2 Sassuolo
Inter 0:0 Genoa
Inter 5:0 Salernitana
Inter 1:1 Torino
Inter 1:1 Fiorentina