Pro apo kundër martesave të së njëjtës gjini?

February 24, 2022
min lexim

Shtetet përreth nesh, pothuajse të gjithë e kanë miratuar deri tani ligjin që lejon martesat e të njëjtës gjini. Kudo që ky ligj është miratuar gjithnjë ka pasur debate të forta pro dhe kundër, kështu edhe Kosova s`mund të shpëtojë nga kjo gjë.

Martesa e të njëjtit seks shkakton një protestë publike në shoqërinë moderne, e cila, në fakt, i referohet heteroseksualëve. Martesat e të njëjtit seks janë bërë të zakonshme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. njerëz të zakonshëm shkaktojnë protesta dhe rritje. Emërtimet fetare e shohin legalizimin e sindikatave të të njëjtit seks si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj institucionit tradicional të familjes. Çfarë do të thotë martesë e së njëjtës gjini? Martesë mes njerëzve që i përkasin të njëjtës gjini ose gjini quhet e njëjta gjini. Pozicionet ose rolet shoqërore “burri” dhe “gruaja” në një martesë të tillë zëvendësohen me “bashkëshorti 1” dhe “bashkëshorti 2”. Sindikatat e të njëjtit seks u njohën për herë të parë zyrtarisht në Holandë në 2001.

Aktualisht në Kosovë një gjë e tillë nuk është e mundur, mirëpo pritet që shumë shpejt kjo gjë të ndyrshojë. Sipas ligjit që pritet të ndryshohet, pastaj do të hidhet në kuvend për të marr pëlqimin apo jo të deputetëve, thuhet ‘se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin’. Ndërkaq, Ligji për Familjen thotë se ‘martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua. Edhe brenda grupeve që po punonin në plotësim/ ndryshimin e Kodit Civil në Kosovë, ka pasur debat të ashpër. Ndonëse bashkësitë fetare e kundërshtojnë një gjë të tillë, sipas qeverisë “Nxjerrja e Kodit Civil ka për qëllim unifikimin, harmonizimin e ligjeve të fushës civile në një tërësi.

“Duket se ndryshimi i drafit të Kodit Civil është me direktiva të BE-së, gjë të cilën qeveria nuk ka arsyetim të shëndosh për ta refuzuar, nga kjo edhe ka marr drejtim kjo nismë. Duke pasur parasysh se jemi shoqëri patraiarkale, vështirë të pranohet nga shumica e qytetarëve lejimi me ligj i martesave të të njëjtës gjini, ndonëse një gjë e tillë pothuajse pranohet në shtetet tjera përreth nesh. Tanimë, secili qytetarë ka mendimin e tij, mënyrën e tij të mendimit dhe reflektimit, mirëpo nuk duhet kërcënuar deputetët se çfarë qëndrimi të mbajnë, e të cilët kanë përgjegjësitë e tyre kur vjen puna për të dhënë mendimin e tyre me votë. Ka disa deputetë që kanë shprehur votën e tyre, Duda Balje ka theksuar se do të votojë kundër, në vijim gjërat pritet të “ nxehen” më shumë. Pro apo kundër, argumentet dhe kundër argumentet, janë pjesë e demokracisë, në fund duhet të mbizotërojë shumica, si pjesë përbërëse e demokracisë, në emër të së cilës thirremi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Perëndimi duhet të veprojë tani”, thotë këshilltari i presidentit ukrainas

Story i radhës

Xhaferi: Nuk do të ketë seancë të komisionit për zgjedhje dhe emërime

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë